Ka thënë el-al’lameh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Çdo njeri që bën një vepër kufri, duhet patjetër të mos ketë në të pengesë për të bërë tekfir, për këtë arsye, ka ardhur në hadith sahih, kur e pyetën atë: A t’i luftojmë prijësit?
Tha: “Vetëm nëse shihni kufër të qartë dhe në lidhje me të keni argument nga Allahu”
Duhet patjetër që të jetë kufër i qartë dhe i njohur, i cili nuk pranon interpretim, nëse pranon interpretim, atëherë personi nuk shpallet qafir edhe nëse themi: se ai ka bërë kufër.
Bëhet dallim në mes fjalës dhe folësit, në mes veprës dhe vepruesit, mund të jetë vepra “fisk” dhe vepruesi i saj nuk bëhet “fasik” për shkak të një pengese që pengon nga bërja e tij fasik, mund të jetë kufër ndërsa vepruesi i saj nuk konsiderohet qafir, për shkak të një pengesë që pengon nga bërja e tij qafir.
Nuk e ka dëmtuar ummetin islamik në rebelimin e khauarixhëve vetëm se ky interpretim, khauarixhët ishin me Alij ibnu ebij Talib kundër ushtrisë së banorëve të Shamit, kur ndodhi pajtimi në mes Alij ibnu ebij Talib dhe banorëve të Shamit, khauarixhët që ishin me të u rebeluan kundër tij, derisa i luftoi dhe i vrau -elhamdulilah-, mirëpo ajo që na intereson është se ata thanë: gjykove me atë që nuk e ka zbritur Allahu;… dhe u rebeluan kundër tij.
Keqinterpretimi është belaja e ummetit, mund të jetë diçka që nuk është kufër dhe njeriu beson se ai është kufër i qartë dhe rebelohet dhe mundet që diçka mund të jetë kufër, mirëpo vepruesi nuk është qafir, për shkak të një pengese që pengon për ta bërë atë qafir dhe ky rebel beson se ai nuk ka arsyetim dhe rebelohet.
Për këtë shkak bie detyrë mbi njeriun që të ruhet nga nxitimi në tekfirin e njerëzve apo në tefsikun e tyre, ndoshta njeriu bën një vepër fisku, mirëpo ai nuk e di, nëse i thua: o vëlla! Kjo është e ndaluar.
Thotë: Allahu ta shpërbleftë me të mira. Dhe ndalet prej saj.
Atëherë: si të gjykojë mbi një njeri që ai është fasik pa ja ngritur atij argumentin?
Ata për të cilët tregove prej udhëqësve arabë dhe muslimanë mund të jenë të arsyetuar që nuk ju është sqaruar argumenti ose ju është sqaruar por i vjen dikush që ja pështjellon atyre dhe i fut dyshime.
Duhet patjetër që t’i marrim shtruar gjërat, më pas ta zëmë se kemi parë kufër të qartë dhe kemi argument nga Allahu.
Fjala: “kemi parë” është kusht.
“Kufër” është kusht.
“Të qartë” është kusht
“Kemi argument nga Allahu” është kusht.
Katër kushte.
Themi: “nëse shihni” dmth: ta dini me siguri, duke u larguar nga ato gjëra që përhapen, të cilat nuk janë të vërteta.
Fjala: “kufër” duke e larguar nga fisku, dmth: nëse udhëheqësi është fasik dhe faxhir, mirëpo nuk ka arritur gradën e kufrit, atëherë nuk lejohet rebelimi kundër tij.
I treti: “i qartë”, dmth: i qartë që nuk pranon interpretim.
I katërti: “të keni argument nga Allahu”, dmth: jo vetëm i qartë tek ne, por të mbështetemi mbi argument të qartë dhe të prerë.
Këto katër kushte janë kusht për lejimin e rebelimit; mirëpo na mbetet edhe kushti i pestë për obligueshmërinë e rebelimit dhe ai është: A bie detyrë mbi ne nëse na lejohet që të rebelohemi kundër udhëheqësit? A bie detyrë mbi ne që të rebelohemi?
Shihet dobia, nëse kemi mundësi për ta hequr, atëherë rebelohemi, nëse nuk kemi mundësi nuk rebelohemi, sepse të gjitha obligimet sheriatike janë të kushtëzuara me mundësinë.
Pastaj, nëse rebelohemi kjo sjell një dëm më të madh sesa qëndrimi me këtë njeri në atë që ai është; sepse nëse rebelohemi dhe ai fiton poshtërohemi edhe më shumë, ai e shton edhe më shumë tiraninë dhe kufrin e tij, këto mesele kanë nevojë për urtësi, të shoqërohet sheriati me urtësinë dhe larg nga emocionet në këto çështje, ne kemi nevojë për emocionet për shkak të entuziazmit tonë dhe kemi nevojë për urtësi dhe sheriat, aq sa mos të udhëhiqemi nga emocionet të cilat të shpien në shkatërrim.
📚 لقاء الباب المفتوح” (٥١/٢٠)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema