![]()
Shejkh Rabi ibnu Hadij el-Medkhalij -Allahu e ruajttë- ka thënë:
Kur Hisham ibnu Abdul-Melik vrau dy veta prej ithtarëve të bidateve dhe njëri prej tyre ishte:
El-Xh’ad ibnu Dirhem
Hishami u pendua, e bënë që të pendohet, njëri prej dijetarëve i shkroi atij dhe i tha:
“Pasha Allahun, vrasja e tyre është më e mirë se vrasja e 2 mijë ushtarëve prej persëve dhe romakëve”
Sepse një njeri i tillë i prish bijtë e muslimanëve dhe na humbet kapitalin tonë, dmth: luftimi i persëve dhe romakëve është me dobi, mirëpo këtë kapitalin tonë e humbasim, e humbasin (e devijojnë) atë ithtarët e bidateve! Për këtë arsye, shumë prej selefëve kanë thënë:
“Vërtet, ithtarët e bidateve janë më të dëmshëm për Islamin sesa armiqtë e jashtëm”
Përse?
Sepse këta rrënojnë nga brenda dhe i hapin derën armikut dhe i thonë: hyr!
Kur sufitë dhe ithtarët e bidateve dhe devijimit e rrënuan botën islamike dhe erdhi kolonializmi dhe e pushtoi botën islamike, e gjeti atë të dobët, po ashtu kur erdhën tatarët (mongolët) i gjetën muslimanët të dobët.
Përse?
Sepse ata i ka bluar bidati, i ka bluar ata si mos më keq!
Unë e kam thënë: hapësira e mesxhidit të Profetit ﷺ nuk bënte as një pjesë prej 50 pjesëve nga kjo xhami që është tani, e pavarësisht kësaj ata çliruan të gjithë dynjanë!
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Medina është qytet që do “t’i gëlltisë” qytetet e tjera»
Ky qytet i vogël dhe kjo xhami e vogël në kohën e Profetit ﷺ dhe të sahabëve -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- e çliruan të gjithë dynjanë, ndërsa tani kemi miliona xhami që mbushen me falës, ku janë ata?
Janë si shkuma e lumit.
Përse?
I bluan (i grinë) ata bidatet dhe devijimet!
Nëse dëshiron burra, ummet dhe shtet islamik, atëherë duhet edukim, kritikim të ithtarëve të bidateve, derisa të kesh njerëz të sinqertë prej muslimanëve dhe ata janë ehlus-sunneti dhe pasuesit e hakut, që janë të denjë për Ndihmën e Allahut -tebareke ue te’āla- dhe për Xhennetin, gjerësia e të cilit është sa e qiejve dhe e tokës.
📚 “المجموع الرائق من الوصايا والزهديات والرقائق التقوى وآثارها”
الطبعةالأولى [ ص : ٥٧-٥٩ ]
Përktheu: Abdur-Rahman Mema