El-Fudejl ibnu Ijjãd (v. 187 h), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
E kam mësuar durimin që kur kam qenë vogël…
Një ditë, kur po shkoja në xhami, gjeta një grua duke rrahur të birin brenda shtëpisë së saj. Ai ishte duke ulëritur. Hapi derën e u largua. Më pas, nëna ia mbylli derën.
Kur u ktheva, vështrova dhe e gjeta djalin, pasi kishte qarë pak, duke fjetur në prag të derës, me qëllim që ta bënte nënën të ndjente keqardhje për të. Asaj iu copëtua zemra dhe ia hapi atë.
Fudejli qau e qau aq sa iu mbush mjekrra me lotë. Pastaj tha:
Subhan Allah!!!
Nëse robi do të kishte bërë durim te “dera” e Allahut azze ue xhel-le, Ai do t’ia hapte!
Ebu Derda, radij Allahu anhu, ka thënë:
Jini seriozë në lutje! Me të vërtetë, ai që e troket shumë derën, ajo është gati që t’i hapet…
📚 ﻣﺼﻨﻒ ﺍﺑﻦ ﺃﺑﻲ ﺷﻴﺒﺔ” (٢/ ٦)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema