Ka thënë imam Muslim -rahimehullah-:
Na ka treguar Kutejbetu bnu Se’id, na ka treguar Abdul-Aziz -dmth Ibnu Muhamed- nga Theur dhe ai është ibnu Zejd Ed-Dijlī nga Ebul Gaijth nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Ju keni dëgjuar për një qytet një anë e të cilit është në tokë dhe një anë në det»
Thanë: po, o i Dërguari i Allahut.
Tha: «Nuk do të bëhet Kiameti derisa ta sulmojnë atë 70 mijë njerëz prej benij Is’hak, kur ata zbarkojnë atje nuk do të luftojnë me armë dhe nuk do të hedhin asnjë shigjetë, por vetëm do të thonë: “la Ilahe il-la Allah ue Allahu Ekber” dhe njëra anë e saj do të bie»
Theuri (njëri nga transmetuesit) tha: mendoj se tha:
«Ajo që është në det»
«Pastaj do të thonë për së dyti: “la Ilahe il-la Allah ue Allahu Ekber” dhe do të bie edhe ana tjetër.
Pastaj do të thonë për së treti: “la Ilahe il-la Allah ue Allahu Ekber” do t’u hapen portat, do të hynë brenda dhe do të fillojnë të mbledhin plaçkat e luftës, gjatë kësaj kur ata janë duke ndarë në mes tyre plaçkat e luftës dëgjojnë një ulërimë që thotë: me të vërtetë, ka dalë Dexhali, në atë çast ata lënë çdo gjë dhe tërhiqen».
📚 رواه مسلم (٨ /١٨٧ /٢٩٢٠)
Shpjegimi i hadithit:
Ka thënë en-Neueuij -rahimehullah- në shpjegimin e këtij hadithi:
“Fjala e tij ﷺ në lidhje me qytetin i cili është një pjesë në tokë dhe një pjesë në det se: «do ta sulmojnë atë 70 mijë njerëz prej benij Is’hak».
El-Kadij ka thënë: kështu gjendet në të gjitha kopjet e sahih Muslimit “prej benij Is’hak”
Disa kanë thënë: ajo që është e njohur edhe ruajtur është “prej benij Isma’il”, kjo është ajo që tregon hadithi dhe konteksti i tij, sepse ai kishte për qëllim arabët, e ndërsa qyteti i përmendur është Kostandinopoja”.
Mbaroi fjala e tij.
📚 “إكمال المعلم شرح صحيح مسلم” (8/232)، و”شرح صحيح مسلم” للنووي (18/43-44).
Ka thënë El-Hafidh ibnu Kethir -rahimehullah-:
Se ky hadith tregon që romakët do të përqafojnë Islamin në kohët e fundit, ndoshta e pranojnë Islamin nga dora e Isës -alejhis selaam- dhe çlirimi i Kostandinopojës mund të bëhet nga një grup prej tyre, ashtu siç e tregon edhe hadithi i lartpërmendur:
«do ta sulmojnë atë 70 mijë njerëz prej benij Is’hak»
📚 “النهاية في الفتن والملاحم” (١ /٩٢-٩٣)
Ai u bazua tek kjo, sepse ata janë lavdëruar në hadithin e el-Musteurid el-Kureshij -radij’Allahu anhu- i cili ka thënë:
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: «Kur të bëhet Kiameti romakët do të jenë njerëzit më të shumtë në numër.»
Amr (ibnul Asi) i tha: shihe mirë se çfarë po thua?!
Tha: po them atë që dëgjova nga i Dërguari i Allahut ﷺ.
Tha: Meqë po thua është fakt se ata kanë katër veçori (cilësi):
Vërtet, ata janë njerëzit më të zgjuar gjatë fitneve
Dhe e marrin veten më shpejt pas së keqes që i godet, sulmojnë përsëri pas luftimit dhe janë më të mirët ndaj të varfërve, jetimëve dhe njerëzve të dobët dhe veçoria e pestë e mirë është, se janë rezistentë ndaj padrejtësisë së mbretërve.
📚 رواه مسلم (2898)
Ka thënë el-Al’lameh Ahmed Shakir -rahimehullah-:
“Çlirimi i Kostandinopojës për të cilin ka ardhur përgëzimi në hadith do të jetë në të ardhmen e afërt ose të largët Allahu -azze ue xhel’le- e di se kur, ai do të jetë çlirimi i vërtetë i saj kur Muslimanët t’i kthehen fesë së tyre pasi i kishin kthyer shpinën.
Ama sa i përket çlirimit të turqve që ka qenë përpara nesh, ai ishte si parahyrje për çlirimin e madh, pas kësaj doli nga dora e muslimanëve që kur qeveria e saj atje shpalli se është joIslamike dhe laike dhe ju nënshtrua jobesimtarëve, armiqve të Islamit dhe e qeverisi popullin e saj me ligje pagane dhe jo islame.
Çlirimi Islamik i saj -insha’Allah- do të kthehet ashtu siç ka përgëzuar për të i Dërguari i Allahut ﷺ”.
📚 حاشية عمدة التفسير عن ابن كثير” (2/256) اختصار وتحقيق الشيخ أحمد شاكر
Përktheu: Abdur-Rahman Mema