Loading

Kush e shan nënën e besimtarëve Aishen -radij’Allahu anha- në atë që Allahu e ka shpallur të pafajshme, dijetarët kanë rënë në konsensus se ai është jobesimtar

Ka thënë Kadiu Ebu Ja’ala -rahimehullah-:

Kush e akuzon Aishen -radij’Allahu anha- me atë që e Allahu e ka shpallur të pafajshme prej saj ka mohuar me konsensus të dijetarëve.

Më shumë se një prej imamëve ka transmetuar konsensusin për këtë gjykim.

Është transmetuar nga imam Maliku -rahimehullah- se:

Kush e shan Ebu Bekrin -radij’Allahu anhu- rrihet me kamxhik dhe kush e shan Aishen -radij’Allahu anha- vritet.

U pyet: përse?

Tha: ai që e akuzon atë ka kundërshtuar Kur’anin.

📚 الصارم المسلول” (صــ٥٦٦ــ)”

Ibnu Sha’ban në transmetimin e tij nga Maliku se ai ka thënë:

Sepse Allahu i Lartësuar thotë:

{يَعِظُكُمْ اللَّهُ أَنْ تَعُودُوا لِمِثْلِهِ أَبَداً إِنْ كُنتُمْ مُؤْمِنِينَ}

{Allahu ju paralajmëron që të mos e përsërisni kurrë më një gjë të tillë nëse jeni besimtarë} [en-Nur: 17]

Ai që e përsërit ka mohuar.

📚 الشفا بتعريف حقوق المصطفى” (٢ /١١٠٩)”

Ka thënë Ibnu Hazm duke komentuar fjalën e Imam Malikut:

Fjala e Malikut këtu është e drejtë, dhe kjo është dalje e qartë nga feja dhe është përgënjeshtrim i Allahut të Lartësuar në Fjalën e Tij të qartë për pafajësinë e saj.

📚 المحلى” (١١ /١٥)”

Ka thënë imam ibnu Kethir -rahimehullah- tek Tefsiri i Fjalës së Allahut të Lartësuar:

{ إِنَّ ٱلَّذِینَ یَرۡمُونَ ٱلۡمُحۡصَنَـٰتِ ٱلۡغَـٰفِلَـٰتِ ٱلۡمُؤۡمِنَـٰتِ لُعِنُوا۟ فِی ٱلدُّنۡیَا وَٱلۡـَٔاخِرَةِ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِیمࣱ }

{Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme besimtare të pafajshme janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh} [en-Nur: 23]

Janë pajtuar dijetarët -Allahu i mëshiroftë- në mënyrë të prerë se ai që e shan atë pas kësaj dhe e akuzon me të pas kësaj që u përmend në këtë ajet, atëherë një person i tillë ka mohuar, sepse ka kundërshtuar Kur’anin.

📚 تفسير ابن كثير” (٣ /٢٧٦)”

Ibnu Abbãsi -radij’Allahu anhuma- ka bërë dallim në mes Fjalës së Allahut të Lartësuar:

{والذين يرمون المحصنات ثم لم يأتوا باربعة شهداء}

{Ata të cilët akuzojnë gratë e ndershme dhe më pas nuk vijnë me katër dëshmitarë}

Dhe Fjalës së Tij:

{إِنَّ الَّذِينَ يَرْمُونَ الْمُحْصَنَاتِ الْغَافِلاتِ الْمُؤْمِنَاتِ}

{Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme} [en-Nur: 23]

Tha në tefsirin e Ajetit të dytë:

Kjo është në lidhje me çështjen e Aishes dhe grave të Pejgamberit ﷺ në veçanti, si dhe është e përgjithshme për ndalesën e shpifjes ndaj çdo gruaje dhe për ta që shpifën ndaj Aishes -radij’Allahu anha- nuk ka pendim.

Tha: (në Ajetin e parë) Allahu i Lartësuar u ka dhënë atyre të drejtën e pendimit dhe nuk u ka dhënë të drejtën e pendimit atyre që shpifën.

Tha: disa njerëz deshën të shkojnë drejt tij dhe t’i puthnin kokën prej komentimit të shkëlqyer që i bëri Ajetit të sures “en-Nur”.

📚 تفسير الطبري” (١٩ /١٣٩) ت. أحمد شاكر”

Ka thënë Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- në lidhje me këtë shpifje se:

Ky ajet ka zbritur për ata që shpifën kundër Aishes dhe nënave të besimtarëve -radij’Allahu anhunne- ku shpifja ndaj tyre është sharje ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe bërjen e tij me të meta. Ai që akuzon gruan e një personi e ka lënduar edhe vetë atë, ashtu siç lëndon edhe fëmijën e saj sepse i ka atribuar diçka të turpshme dhe shthurrjen e shtratit të tij dhe tradhëtia bashkëshortore e lëndon shumë një person.

Dhe kush ka për qëllim bërjen e grave të Pejgamberit ﷺ me të meta, atëherë ai është munafik (hipokrit).

📚 الصارم المسلول” (ص ٤٥-٤٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: