Loading

Pyetje drejtuar el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah

Pyetje: Ne jetojmë jashtë vendeve islame dhe sistemi arsimor nuk u jep mundësi disa nxënësve që të prezantojnë në namazin e Xhumasë, a mundet që ata ta falin përsëri Xhumanë pas mbarimit të Xhumasë së parë?

Përgjigje: ajo që bëjnë disa njerëz duke përsëritur Xhumanë në të njëjtën xhami me argumentimin se sistemi në shkollë nuk u jep mundësinë atyre që vonohen për të kryer Xhumanë me të parët, kjo gjë sipas medh’hebit të ibnu Hazmit dhe atyre që janë pajtuar me të nuk përbën problem, saqë ai mendon se ai që nuk e arrin dot Xhumanë dhe gjen njerëz që të falen me të, qoftë edhe një person, atëherë e fal me të Xhumanë, nëse nuk gjen njeri atëherë fal drekën.

Sa i përket medh’hebit të fukahave, ky veprim nuk vlen, sepse kjo gjë çon në shtimin e numrit të Xhumave pa qenë nevoja, nuk është prej nevojës që grupi i dytë, të cilët i ndalon sistemi arsimor në kryejen e Xhumasë me të tjerët, të falë edhe njëherë Xhumanë, përndryshe çdokush që nuk do ta arrinte Xhumanë për shkak të punës do t’i lejohej që ta falte atë me grupin e tij dhe me këtë do të humbiste qëllimi i sheriatit në lidhje me Xhumanë, prej mbledhjes së njerëzve në një vend të vetëm, në një adhurim të vetëm dhe pas një imami të vetëm.

Po, nëse grupi i dytë do ishte në një vend të largët nga grupi i parë dhe do ta falnin Xhumanë në vendin në të cilën ndodhen, atëherë kjo do të ishte e lejuar, për shkak të largësisë nga vendi i grupit të parë duke pasur parasysh edhe ndryshimin në kohë për faljen e saj.

Porse fukahatë vënë si kusht për vlefshmërinë e namazit të Xhumasë që të gjithë ata që kryejnë atë të jenë banorë të atij vendi, ose kur arrihet numri i kërkuar, bazuar edhe në mospërputhjen në mes tyre për numrin e tyre, a duhet të jenë 40 veta? 12 veta? 3 veta me imamin apo pa imamin?

Bazuar në këtë, nëse ata që mësojnë në një vend ku nuk ka muslimanë që jetojnë aty, atëherë Xhumaja nuk vlen prej tyre, kështu që falin drekën ashtu si në ditët e tjera.

Në këtë situatë mundet që ata të caktojnë një kohë periodike ose emergjence për t’u mbledhur dhe studiuar situatën e tyre dhe të zgjidhin problemet e tyre fetare dhe jofetare.

Sa i përket medh’hebit të ibnu Hazmit dhe atyre që pajtohen me të, ai nuk e vë kusht që banorët të jenë vendalinj për vlefshmërinë e Xhumasë, sipas tij Xhumaja me xhemat vlen edhe nëse ata që e kryejnë atë janë udhëtarë, madje e kanë edhe detyrë.

📚 مجموع الفتاوى والرسائل” (١٦ /٥٠)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: