Nuk lejohet për muslimanin që të mbajë qen, vetëm nëse ka nevojë për të, siç është qeni i gjahut, qeni për ruajtjen e bagëtive si dhe ai për ruajtjen e të mbjelljave.
Më poshtë po sjellim argumentet në lidhje me ndalesën e mbatjes së qenit pa arsye:
Ka transmetuar imam el-Bukharī (2145) nga ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Kush mban një qen, atëherë atij i hiqen nga punët e tij një kirat, përveç qënit për ruajtjen e të mbjelljave dhe ruajtjen e bagëtive”
Transmeton imam Muslimi (2974) nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- dhe ai nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë:
“Kush mban një qen që nuk është për gjah, as për të ruajtur bagëtinë dhe as për të ruajtur tokën, atëherë atij i hiqen çdo ditë prej shpërblimit të tij dy kirate”
Ka transmetuar imam Muslimi (2943) gjithashtu nga Abdullah ibnu Umer -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush mban një qen, përveç qenit të dhenëve apo qenit të gjahut i hiqet prej punës së tij çdo ditë një kirat”
Tha Abdullah: ka thënë ebu Hurejrete: apo një qen për ruajtjen e të mbjelljave.
Ka thënë ibnu Abdil Berr -Allahu e mëshiroftë-:
Në këtë hadith gjendet lejimi i marrjes së qenit për gjah, për ruajtjen e dhenëve, si dhe për ruajtjen e të mbjelljave.
Transmeton ibnu Maxheh (3640) nga Alij ibnu ebij Talib -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-
“Me të vërtetë engjëjt nuk futen në atë shtëpi ku ka qen apo figura”
E ka saktësuar el-Albanij në: “Sahihu ibni Maxheh”
Të gjitha këto hadithe tregojnë për ndalesën e mbajtjes së qenit, përveç atyre për të cilët bëri përjashtim Profeti ﷺ.
Dijetarët kanë pasur mospajtime në lidhje me transmetimin që tregon për heqjen e një kirati dhe atij për heqjen e dy kirateve.
Është thënë: i hiqet prej shpërblimit të tij dy kirate nëse qeni është shumë i dëmshëm dhe i hiqet një kirat nëse nuk është i tillë.
Është thënë se: Profeti ﷺ së pari na tregoi se i hiqet një kirat prej shpërblimit, më pas e shtoi pas kësaj ndëshkimin dhe na tregoi se do t’i hiqen dy kirate, duke e shtuar atë për t’u distancuar nga mbajtja e qenit.
Ka thënë esh-shejkh el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- në “Sherhu Rijadis Sālihin” (4/241):
“Ama marrja e qenit dhe mbajtja e tij nga njeriu, kjo është e ndaluar, madje është prej gjynaheve të mëdha, sepse ai që mban qen, përveç atij që është bërë përjashtim, çdo ditë i hiqen atij prej shpërblimit të tij dy kirate… dhe prej Urtësisë së Allahut -azze ue xhel’le- është se të fëlliqurat janë për të fëlliqurit dhe të filliqurit janë për të fëlliqurat.
Thuhet se jobesimtarët prej jehudëve, të krishterëve dhe komunistëve në lindje dhe në perëndim, çdonjeri prej tyre ka nga një qen -Allahu na ruajttë- e merr atë dhe e lan çdo ditë me sapun dhe me mjete të tjera të pastrimit! Edhe nëse e lan atë me të gjithë ujin e detit dhe me sapunin e gjithë dynjasë ai nuk pastrohet! Sepse papastërtia e tij është në esencë, kjo lloj papastërtie nuk pastrohet vetëm se me asgjësimin e saj plotësisht.
Mirëpo, kjo është prej Urtësisë së Allahut që ata të familjarizohen me atë që është e fëlliqtë, ashtu siç familjarizohen me frymëzimin e shejtanit, sepse ky mosbesimi i tyre është frymëzim prej shejtanit, është prej urdhërit të tij, vërtet shejtani ju urdhëron për prostitucion dhe gjëra të shëmtuara dhe urdhëron për mosbesim dhe humbje, ata janë robër të shejtanit dhe të ëndjeve, gjithashtu ata janë të fëlliqur dhe familjarizojnë gjërat e fëlliqura, lusim Allahun të na udhëzojë neve dhe ata” mbaroi fjala e tij -Allahu e mëshiroftë-
E dyta: a lejohet të mbahet qeni për roje në shtëpi?
Profeti ﷺ ka veçuar vetëm tre dhe ata janë: qeni i gjahut, qeni për ruajtjen e bagëtive dhe qeni për ruajtjen e të mbjelljave.
Disa dijetarë kanë mendimin se lejohet mbajtja e qenit si roje, për shkaqe të tjera pos këtyre tre shkaqeve, siç është mbajtja e qenit si roje të shtëpisë, sepse nëse lejohet të mbahet qeni për ruajtjen e bagëtive dhe të mbjellave, lejimi i mbajtjes së tij për ruajtjen e shtëpisë është më parësor.
Ka thënë en-Neueuij në “Sherhu Sahihi Muslim” (10/340):
“A lejohet mbajtja e qenëve për të ruajtur shtëpitë dhe dyert etj si këto?
Ka dy aspekte:
I pari: nuk lejohet, për shkak të asaj që duket prej haditheve, sepse tregojnë qartë për ndalesën, përveç kur është për ruajtjen e të mbjellave, për gjah dhe për ruajtjen e bagëtive dhe më e sakta është se lejohet duke bërë krahasimin me ata të tre.
Ka thënë esh-shejkh ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë- në “Nuru aled derb” (5/383-384):
Ai që e mban atë dhe e merr atë me vete në makinë, një njeri i tillë ka gabuar dhe është në rrezik nga pisllëku i tij dhe është në rrezik nga heqja e shpërblimit, të cilën e bëri të qartë Profeti ﷺ: se ai i heq çdo ditë prej shpërblimit të tij dy kirate, kështu që nuk duhet në asnjë rast që të mbahet përveç këtyre tre rasteve, për dobitë të cilat i sqaroi Profeti -alejhis salatu ues selam-.
Larja e tij nuk e pastron atë edhe nëse e lan çdo ditë ai nuk pastrohet, ai është i pistë, vetë qeni është i pistë, kjo është sikur të lajë derrin ai nuk pastrohet, derri nuk pastrohet, po ashtu qeni nuk pastrohet me larje ai i pistë është edhe nëse e lan me sapun çdo ditë ai është i pistë, nëse ai e lëpin enën bie detyrë që ena të lahet 7 herë njëra prej tyre me dhe, ashtu siç ka thënë Profeti ﷺ:
“Nëse qeni lëpin në enën e dikujt prej jush le ta lajë atë 7 herë herën e parë me dhe”
Qëllimi është se qeni është i pistë, prandaj Profeti -alejhis salatu ues selam- tha:
“Ena e dikujt prej jush pastrohet nëse e lëpin (e fut gjuhën) qeni duke e larë atë 7 herë dhe herën e parë me dhe”
Kjo tregon se ai është i pistë dhe se ky ujë nëse e lan 7 herë e pastron enën.
Po ashtu ata që argumentohen me qenin e banorëve të shpellës, kjo nuk tregon për lejimin e mbajtjes së qenit, ndoshta ata e kanë mbajtur për gjah, bënin gjueti me të dhe ushqenin veten, nuk ka gjë në këtë nëse e kanë mbajtur qenin, edukuar dhe mësuar që të dilnin për gjah me të, të ruanin të mbjellat apo bagëtitë, nuk ka gjë në këtë ashtu siç parapariu.
Nuk lejohet që ta interpretojmë atë se ata e mbanin atë për qejf apo për nevoja të tjera, ajo nuk interpretohet vetëm se me një interpretim të mirë, pasi ata ishin njerëz të hajrit, qëndrueshmërisë dhe njerëz të devotshëm.
Pastaj ky është sheriat i atyre që kanë qenë përpara nesh nuk është sheriati ynë, ata kanë qenë përpara nesh, përpara dërgimit të Profetit ﷺ, nëse Profeti ﷺ do ta kishte ndaluar mbajten e qenëve, qeni i tyre nuk do të ishte sheriat për ne, përderisa sheriati ynë e ka lejuar qenin për të ruajtur bagëtinë, për gjueti dhe për të ruajtur të mbjellat, atëherë e konsiderojmë qenin e tyre që të ketë qenë për një nga këto lloje dhe Allahu është Poseduesi i suksesit.
Ka thënë esh-shejkh el-Uthejmin në shpjegimin e “Sahih Muslim”:
E sakta është se lejohet mbajtja e tij për të ruajtur shtëpitë, përderisa lejohet për të mbajtur një qen për të arritur një dobi, siç është gjuetia, atëherë mbajtja e tij për të larguar një dëm dhe për të ruajtur veten është më parësore.
Ka thënë gjithashtu në “Mexhmu’l Fetaua” (11/246):
Shtëpia e cila është në qendër të qytetit nuk ka nevojë për qen që ta ruajë atë, kështu që mbajtja e qenit për këtë qëllim në një situatë të tillë nuk lejohet dhe çdo ditë i hiqen pronarëve të tyre nga shpërblimet një kirat apo dy kirate, ata duhet ta dëbojnë atë qen dhe të mos e mbajnë atë, ama nëse shtëpia është në shkretëtirë e vetme nuk ka asnjë përreth, atëherë lejohet ta mbash qenin për të ruajtur shtëpinë dhe ç’ka gjendet në të, ruajtja e njerëzve të shtëpisë është më e rëndësishme sesa ruajtja e bagëtive dhe e agrikulturës.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema