Loading

Fetvaja e Komisionit të Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva

Në këtë çështje ka hadithe nga Pejgamberi ﷺ dhe ethere nga sahabët prej tyre:

1- Hadithi i Zejd bnu Erkam -radijAllahu anhu- se Mu’auijeh bnu Ebij Sufjan -radij’Allahu anhuma- e pyeti atë:

A ke prezantuar me të Dërguarin e Allahut ﷺ dy festa në të njëjtën ditë?

Tha: po.

I tha (Mu’auijeh): çfarë veproi?

Tha: Fali Bajramin dhe i la të lirë për Xhumanë, dhe tha:

«Kush dëshiron ta falë le ta falë»

📚 Transmetoi Ahmedi, Ebu Daudi, En-Nesa’ij, ibnu Maxheh dhe el-Hakim në “el-Mustedrek” dhe tha: “Ky është hadith me zinxhir të saktë, ka një transmetim tjetër që e përforcon këtë sipas kushteve të Muslimit. Ka rënë dakord me të edh-Dhehebij, ndërsa en-Neueuij ka thënë në “el-Mexhmu’a”: zinxhiri i tij është i mirë”.

2- Dhe hadithi përforcues i lartpërmendur është hadithi i Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Në këtë ditën tuaj janë bashkuar dy festa, kush dëshiron le të mos prezantojë në faljen e Xhumasë kurse ne do t’i bashkojmë»

📚 E ka trasmetuar Hakim siç parapriu, dhe Ebu Daudi, ibnu Maxheh, ibnul Xhaaruid dhe el-Bejhakij e të tjerë.

3- Hadithi i ibnu Umerit -radij’Allahu anhuma- i cili ka thënë: u bashkuan të dy festat në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u priu njerëzve në namazin e Bajramit më pas tha:

«Ai që dëshiron të vij e të fal Xhumanë le të vij, e ai që nuk dëshiron të vij le të mos vij»

📚 E ka transmetuar Ibnu Maxheh, et-Tabaranij në “El-Mu’xhemul Kebir” me artikulimin: “U bashkuan dy festat në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, dita e Fitër Bajramit dhe Xhumaja, i Dërguari i Allahut ﷺ u priu atyre në namazin e Fitër Bajramit, më pas u kthye me fytyrë nga ata dhe tha:

«O njerëz! Vërtet ju ka qëlluar mirësia dhe shpërblimi ne do t’i bashkojmë, kush dëshiron t’i bashkojë me ne le t’i bashkojë dhe kush dëshiron të kthehet tek familja e tij le të kthehet»

4- Hadithi i ibnu Abbaasit -radij’Allahu anhuma- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Në këtë ditën tuaj janë bashkuar dy festa, kush dëshiron le të mos prezantojë për Xhuma, ndërsa ne do t’i bashkojmë insha’Allah».

📚 Transmetoi ibnu Maxheh, ka thënë el-Beuasirij: zinxhiri i tij është i saktë dhe transmetuesit janë të besueshëm.

5- Mursil Dhekuan bnu Salih ka thënë: u bashkuan dy festat në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, dita e Xhumasë dhe dita e Bajramit u fal më pas u ngrit dhe u predikoi njerëzve dhe tha:

«Ia keni qëlluar përmendjes dhe mirësisë dhe vërtet ne do t’i bashkojmë ato, kush dëshiron të rri le të rri -dmth në shtëpinë e tij- dhe kush dëshiron t’i bashkojë le t’i bashkojë».

📚 Transmetoi el-Bejhakij në “es-Sunnenul Kubra”.

6- Transmetohet nga Ata’u bnu Ebij Rabbaah se ka thënë: na priu Ebuz Zubejri në ditën e Bajramit ditën e Xhum’ah në fillim të ditës, më pas shkuan të falim Xhumanë dhe nuk na erdhi të falte Xhumanë, e kështu u falën në vete, ndërsa ibnu Abbaasi ishte në Taif, kur shkuam tek ai ia treguam këtë gjë atij kurse ai tha: “ia ka qëlluar sunnetit”.

📚 Transmetoi Ebu Daud, e përcjellë Ibnu Khuzejmete me artikulim tjetër, dhe shtoi në fund të tij: tha ibnuz Zubejr: “E kam parë Umer bnul Khatab kur u bashkonin dy festat vepronte në këtë mënyrë”.

7- Ka ardhur në Sahihun e El-Bukhariut -rahimehullah- Dhe në Muatan e Imam Malikut -rahimehullah- nga Ebu Ubejd shërbëtori i ibnu Ez’her, tha Ebu Ubejdi: kam prezantuar dy festat me Uthman bnu Affan dhe kjo ishte ditën e Xhum’ah, u fal përpara Khutbes dhe më pas mbajti khutben dhe tha:

“O njerëz! Në këtë ditë ju janë bashkuar dy festa, kush dëshiron të presë Xhumanë prej banorëve të Aualit le të presë, e kush dëshiron të kthehet i ka dhënë leje atij”.

8- Transmetohet nga Alij bnu Ebij Talib -radij’Allahu anhu- se ka thënë kur u bashkuan dy festat në një ditë:

“Kush dëshiron t’i bashkojë le t’i bashkojë, dhe kush dëshiron të rri le të rri”

Ka thënë Sufjan et-Theurij -rahimehullah-: dmth: të rri në shtëpinë e tij.

📚 Transmetoi Abdur-Rezak në “el-Musenef” dhe ngjashëm me të e ka trasmetuar edhe ibnu Ebij Shejbeh.

Bazuar në këto hadithe nga Pejgamberi ﷺ dhe mbi këto ethere nga një numër sahabësh -radij’Allahu anhum- dhe në atë që ka pohuar xhumhuri (shumica) e njerëzve të dijes në lidhje me kuptimin e tyre, komisionit ju bë e qartë sa vijon:

1- Kush prezanton në Namazin e Bajramit i lejohet atij mos prezantimi në namazin e Xhumasë, fal drekën në kohën e saj dhe nëse mendon se është detyrim fal me njerëzit Xhumanë dhe kjo është më e mira.

2- Ai që nuk e ka falur namazin e Bajramit nuk e përfshin ky lejim, ndaj e ka detyrim të falë Xhumanë, duhet që ai të shkojë në xhami për namazin e Xhumasë, nëse nuk plotësohet numri për namazin e Xhumasë fal drekën.

3- Xhumaja për Imamin e Xhamisë është detyrë dhe namazi i saj atë ditë, që të prezantojë ai që dëshiron dhe ai që nuk e ka falur bajramin, nëse plotësohet numri për të Xhumanë ose përndryshe fal drekën.

4- Kush prezanton në namazin e Bajramit i lejohet atij që të mos prezantojë në namazin e Xhumasë, ndaj ai fal drekën pasi të hyjë koha e saj.

5- Nuk është i ligjëruar ezani në këtë kohë vetëm për ato xhami të cilat do të falin namazin e Xhumasë, pra nuk është i ligjëruar ezani për të falur namazin e drekës atë ditë.

6- Mendimi se ai që prezanton atë ditë në namazin e Bajramit i bie detyra e namazit të Xhumasë dhe namazit të drekës nuk është mendim i saktë, për këtë shkak dijetarët e kanë braktisur atë mendim, dhe e kanë gjykuar si mendim të gabuar dhe të çuditshëm, për shkak se bie ndesh me sunnetin dhe rrëzon një farz prej farzeve të Allahut pa argument, ndoshta thënësit të kësaj fjale nuk i ka mbërritur ajo që ka lidhje me këtë çështje prej sunneteve dhe ethereve të cilat i kanë bërë të lejuar atij që prezanton namazin e Bajramit mos prezantimin në namazin e Xhumasë dhe detyrën që bie mbi të për faljen drekës.

Dhe Allahu e di më së miri.

Ue sal’la Allahu ala nebijjina Muhamed ue Elihi ue sahbihi ue sel’lem

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva

Kryetar: Abdul-Aziz bnu Abdullah El esh-shejkh
Anëtar: Abdullah el’Gudejan
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Bekër Ebu Zejd

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: