Loading

Al-lameh Salih el Feuzan hafidhahullah:

Kjo ditë ka një vlerë të madhe. Kur u pyet Profeti ﷺ për agjërimin e saj, tha:

«Fal gjynahet e vitit të shkuar dhe vitit që mbetet.»

Domethënë vitit të ardhshëm. Pra,
shlyen dy vite. Kjo tregon për vlerën e agjërimit të ditës së Arafatit.

Që i fal gjynahet e vitit të kaluar, kjo është e qartë, sepse fal gjynahet ekzistuese, pra, ato që kanë ndodhur, mirëpo që t’i shlyejë ato të vitit të ardhshëm ndërkohë që nuk ka ndodhur prej tyre asnjë, kjo (në pamje të parë) ka një problem: si e shlyen diçka që nuk ka ndodhur?!

Kanë thënë dijetarët: “shlyen gjynahet e vitit të ardhshëm” domethënë se atij i jepet sukses për të shmangur gjynahet gjatë vitit të ardhshëm; ose nëse ndodh prej tij ndonjë gjynah, i jepet sukses për teubeh (pendim). Ky është kuptimi i “shlyen gjynahet e vitit të ardhshëm”.

Pyetje: kjo shlyerje a është për gjynahet e mëdha dhe të vogla apo është specifike për të voglat?

Përgjigje: shlyerja është e veçantë për të voglat. Sa për të mëdhatë, ato nuk i shlyhen vetëm se me teubeh. Argument është Fjala e Allahut ﷻ:

إن تجتنبوا الكبائر ما تنهون عنه نكفر عنكم سيئاتكم

{Nëse i shmangni gjynahet e mëdha, gjëra të cilat ju janë ndaluar, Ne do t’ju shlyejmë gjynahet (e vogla).}

Sidoqoftë, agjërimi i ditës së Arafatit është i pëlqyer për atë që nuk është duke qëndruar në Arafat. Sa për atë që është duke qëndruar në Arafat, ai duhet të hajë gjatë asaj dite, duke marrë si shembull Profetin ﷺ: vërtet, ai qëndroi pa agjëruar gjatë ditës së Arafatit.

📚 تسهيل اﻹلمام” (٢٤١/٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: