Loading

Kanë ardhur për vlerën e tyre argumente prej Kur’anit dhe Sunnetit:

■ Ka thënë Allahu i Lartësuar:

{وَلَیَالٍ عَشۡرࣲ ۝ وَٱلشَّفۡعِ وَٱلۡوَتۡرِ}

{Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun!}

Ibnu Kethir -rahimehullah- thotë:

Qëllimi me “10 netët”: 10 ditët e Dhul Hixhes; ashtu siç ka thënë Ibnu Abbãsi radij’Allahu anhu…

Transmetohet nga Ibnu Abbãs -radij’Allahu anhuma- që Pejgamberi ﷺ të ketë thënë:

«Çifti është dita e Arafatit dhe teku dita e Kurban Bajramit!»

📚 Tefsiri Ibni Kethir (8/390-391)

■ Ka thënë Allahu i Lartësuar:

{وَیَذۡكُرُوا۟ ٱسۡمَ ٱللهِ فِیۤ أَیَّامࣲ مَّعۡلُومَـٰتٍ}

{Dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditë të caktuara.} [el’Haxh: 28]

Ibnu Abbãs -radij’Allahu anhuma- dhe Ibnu Kethir -rahimehullah- kanë thënë:

Kuptimi i “ditë të caktuara”: dhjetë ditët.

Transmetohet nga Ibnu Umer -radij’Allahu anhuma- se Profeti ﷺ ka thënë:

«Tek Allahu subhanehu nuk ka ditë më madhështore, as më të dashura, as gjatë të cilave vepra e mirë të jetë më e vlefshme, sesa këto dhjetë ditë! Thoni sa më shumë: La ilahe il-lAllah, Allahu Ekber dhe Elhamdulilah!»

📚 Transmetoi Et-Tebaranij në “El-Mu’xhemul Kebir”.

■ Ka thënë Ibnu Haxher në “Fet’hul Barij” (6/117):

Kur hynte 10 ditëshi, Seid ibn Xhubejri -rahimehullah- bënte aq shumë përpjekje ibadeti, sa nuk mundej më.

■ Ka thënë Ibnu Haxher në “Fet’hul Barij” (2/534):

Ajo që kuptohet si arsye për dallimin e këtyre 10 ditëve të Dhul Hixhes është: bashkimi i bazave të adhurimit, si namazi, agjërimi, lëmosha, haxhi, ibadete të cilat nuk mund të bashkohen në ditë të tjera.

■ Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- u pyet se cilat janë më të mira, 10 ditët e Dhul Hixhes apo 10 ditët e fundit të Ramazanit, dhe u përgjigj: Dhjetë ditët e Dhul Hixhes janë më të mira sesa 10 ditët e fundit të Ramazanit, kurse 10 netët fundit të Ramazanit janë më të mira sesa 10 netët e Dhul Hixhes.

📚 “Mexhmu’ul Feteua” (25/154)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: