Ka thënë Ibnu Abdil-Ber rahimehullah.
Kam dëgjuar më shumë se një person prej dijetarëve të mi rreth kësaj (ngjarjeje): Kur El-Gãzij ibnu Kajs udhëtoi për në Medine, dëgjoi prej Malikut dhe lexoi tek Nãfi’u el-Kãrij. Teksa mbërriti në Medine, në Xhaminë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, qëlloi që atë çast hyri edhe Ibnu Ebij Dhi’ëb, i cili u ul pa falur dy rekate.
El-Gãzij i tha: Ngrihu dhe fali dy rekate! Kjo ulje pa përshëndetur xhaminë me dy rekate është injorancë! Apo i tha diçka të ngjashme prej fjalëve të vrazhda.
U ngrit Ibnu Ebī Dhi’b, fali dy rekate dhe u ul. Sapo mbaroi namazin dhe u mbështet në shpinë, njerëzit filluan të mblidheshin rreth tij.
Kur e pa këtë gjë, El-Gãzij ibnu Kajs u vu në siklet, ndjeu turp dhe u pendua. Pyeti rreth tij dhe thanë: Ky është Ibnu Ebī Dhi’b, prej Fukahave të Medinës dhe prej njerëzve më të nderuar të saj. Rrjedhimisht shkoi dhe i kërkoi ndjesë. Ibnu Ebī Dhi’b i tha: O vëlla, mos u shqetëso. Na urdhërove për të bërë një vepër të mirë dhe ne t’u bindëm.
📚 التمهيد” لابن عبد البر (٢٠ /١٠٦)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema