Loading

Kur Bukhtensar e sulmoi Kudsin e shkatërroi atë, vrau dhe zuri rob një numër të madh prej benij israil-ëve dhe prej tyre Profetin e Allahut Danielin -alejhis selam- i cili u burgos në pus.

Danieli -alejhis selam- dha lajmin e mirë për ardhjen e të Dërguarit të Allahut Muhamedin ﷺ dhe iu lut Allahut që të varrosej nga ummeti i tij ﷺ dhe kjo ndodhi në të vërtetë.

Kur muslimanët çliruan Tusterin në vitin 21 h -persët e kishin transportuar trupin e tij nga Babilonia për në Tuster- gjetën një burrë të vdekur të shtrirë në një krevat, sikur të kishte vdekur para një ore.

Ebu Musa el-Esh’arij e njoftoi Umer ibnul Khattabin -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- dhe ia përshkroi atij këtë njeri, Umeri -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- e kuptoi se ai ishte i Profeti i Allahut Danieli -alejhis selam- dhe i urdhëroi ata që ta varrosnin atë në një vend ku askush mos ta dinte, që të mos e adhuronin atë në vend të Allahut, sepse kur kishte thatësirë ata shkonin te krevati dhe kërkonin ndihmë prej tij, feja islame është e fe e veçimit të Allahut në adhurim dhe çdo profet e thërriste popullin e tij në veçimin e Allahut në adhurim, kështu që ata hapën 13 varre gjatë ditës dhe e varrosën atë gjatë natës në njërin prej tyre dhe i sheshuan të gjitha ato.

Trasnmeton ibnu Ebij Shejbeh në Musanefin e tij (4/7) me zinxhir të saktë nga Enesi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-: se kur ata çliruan Tusterin, ai tha: gjetëm një burrë të shtrirë në një krevat, hunda e të cilit ishte një parakrah. Banorët e atij vendi kërkonin ndihmë prej tij dhe i kërkonin që të binte shi, ebu Musa i shkroi Umer ibnul Khattab për këtë, Umeri i shkroi: vërtet, ai është një profet prej profetëve zjarri nuk i djeg trupat e tyre dhe toka nuk i tret trupat e tyre, ndaj shiko ti dhe shokët e tu -dmth shokët e Ebu Musës- dhe varroseni në një vend që mos ta dijë askush përveç jush.

Tha: shkova unë dhe ebu Musa dhe e varrosëm atë.

Ka përmendur el-Bejhakī në “Dela’il en-Nubuah” (1/381) nga Khalid ibnu Dijnar dhe ai nga ebul Alijeh se ka thënë:

Kur ne e çliruam Tusterin gjetëm në shtëpinë e thesarit të el-Hurmuzan-it, një burrë të vdekur cili ishte i shtrirë në krevat dhe pranë kokës së tij gjetëm një libër dhe ia dërguam Umerit -radij Allahu anhu- në Medine, ai thirri Ka’bin -radij Allahu anhu- i cili e transkriptoi atë në gjuhën arabe dhe tha: unë jam i pari prej arabëve që e lexoi atë, ai e lexoi dhe unë (ebul Alijeh) e lexova siç lexoj këtë Kur’an.

I thashë (Khalidi): çfarë kishte në të?

Tha: jetëshkrimin tuaj, çështjet tuaja, fenë tuaj, gabimet e gjuhës suaj dhe atë që nuk ka ardhur ende në jetë.

I thashë çfarë bëtë me atë njeri?

Tha: hapën 13 varre të ndara gjatë ditës dhe kur erdhi nata e varrosëm atë dhe i sheshuam të gjitha varret, që ta fshihnim nga sytë e njerëzve dhe mos ta zbulonin atë.

I thashë: çfarë shpresonin ata prej tij?

Tha: kur nuk binte shi mbi ta, ata e nxirrnin krevatin e tij dhe kërkonin që të binte shi.

I thashë: kush mendonit se ishte ai burrë?

Tha: ia thonin emrin Daniel.

I thashë: kur kishte vdekur?

Tha: para 300 vitesh.

I thashë: a nuk kishte ndryshuar asgjë tek ai?

Tha: jo, vetëm disa flokë nga pas, vërtet toka nuk i tret mishërat e profetëve dhe as nuk i hanë egërsirat.

Ka thënë hafizi ibnu Kethiri -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë transmetim:

Ky është një zinxhir i saktë deri tek ebul Alijeh; mirëpo, nëse data e vdekjes së tij do ishte 300 vite, atëherë ai nuk ka qenë profet, por një njeri i devotshëm; sepse në mes Isës birit të Merjemes dhe të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ka pasur profet me tekst hadithi i cili gjendet tek el-Bukharij dhe koha në mes tyre ka qenë 400 vite, është thënë: 600 vite, është thënë: 620 vite,

Dhe data e vdekjes së tij mund të ketë qenë 800 vite dhe kjo është afër me kohën kur ka jetuar Danieli, mirëpo më afër mendjes është që ai të ketë qenë Danieli; sepse Danielin e mori mbreti i persëve dhe qëndroi tek ai i burgosur ashtu siç parapriu.

Është është transmetuar me zinxhir të saktë deri tek ebul Alijeh se gjatësia e hundës së tij ishte një pëllëmbë dhe nga Enes ibnu Malik me zinxhir të mirë se gjatësia e hundës së tij ishte një parakrah dhe mundet që ai të ketë qenë një prej profetëve të hershëm, përpara kësaj kohe dhe Allahu e di më së miri.

Transmeton ibnu ebij Dunja me zinxhir të mirë, ashtu siç gjendet në “el-Bidajetu uen Nihajetu” (3/379) nga ebuz Zinad se ka thënë:

I pashë në dorë ebu Burdeh ibnu ebij Musa el-Esh’arij një unazë në gurin e së cilës ishin gdhëndur dy luanë dhe në mes tyre një burrë të cilin po e lëpinin, tha ebu Burdeh: kjo është unaza e atij burrit të vdekur, për të cilin njerëzit e këtij vendi pretendonin se është Danieli dhe e mori atë ebu Musa ditën e varrimit të tij.

Tha ebu Burdeh: ebu Musa i pyeti dijetarët e atij fshati për gdhëndjen e asaj unaze dhe i thanë: erdhën falltarët dhe dijetarët te mbreti nën pushtetin e të cilit ishte Danieli dhe i thanë atij: sonte do të lindë kështu e ashtu një djalë i cili do ta shkatërrojë mbretërinë e tij, mbreti tha: nuk do të lë asnjë fëmijë pa e vrarë atë natë, kurse Danielin e hodhën në kafazin e luanit, luani dhe luanesha filluan ta lëpinin dhe nuk e lënduan atë, erdhi e ëma e tij dhe i gjeti ata duke e lëpirë atë, kështu që Allahu e shpëtoi atë.

Tha ebu Burdeh: se ebu Musa tha: thanë dijetarët e atij fshati, Danieli gdhëndi në gurin e unazës së tij veten e tij dhe dy luanët që po e lëpinin atë, që të mos harronte Mirësinë e Allahut ndaj tij.

Ka thënë shejkhu i Islamit ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë- në “el-Xheuabus sahih” (5/ 275-281):

Kjo është proftësia e Danielit, e cila jep lajmin e mirë për Mesihun dhe Muhamedin ﷺ, cila e përshkruan Muhamedin dhe ummetin e tij me hollësi, aq sa do zgjatej përshkrimi i tij, e lexuan atë muslimanët kur çliruan Irakun, ashtu sikurse e kanë përmendur atë dijetarët dhe prej tyre ebul Alijeh.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: