Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Hadī:
Në këtë muaj orvaten orvatësit dhe garojnë garuesit, çdokush sipas gjendjes, mundësisë, shëndetit, fuqisë, forcës dhe aftësisë, kjo ditë është e mbushur me kryerjen bindjeve, siç janë namazet dhe leximi dhe kjo natë është e mbushur me kryerjen e Jacisë dhe taravitë dhe kërkimin faljes tek Allahu -tebareke ue te’ala- në orët e fundit të natës kur shumë njerëz janë të shkujdesur prej saj, pjesa më e madhe e njerëzve përgatiten për këtë muaj me furznizmet trupore, para se futet Ramazani, përgatiten për të me lloje të ndyshme të ushqimeve dhe pijeve, mirëpo janë të mangët dhe përtacë apo tregohen të shkujdesur ndaj shumë prej temave të bamirësisë dhe hajrit gjatë tij dhe kjo në të vërtetë është kuptim jo i drejtë për agjerimin, qëllimet dhe kuptimet e tij.
Me të vërtetë, Allahu -subhanehu ue te’ala- e ka bërë detyrë agjerimin mbi ne, ashtu siç e ka bërë edhe për ata që ishin përpara nesh, që t’i frikësohemi Atij -subhanehu ue te’ala-, ashtu siç i Lartësuari ka thënë:
{لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ أَیَّامࣰا مَّعۡدُودَ ٰتࣲۚ}
{Që të mund të frikësoheni. Ditë të caktuara}
Pak ditë janë, ikin dhe kalojnë, ti nuk e di ashtu siç arrite fillimin e tij a do ta arrish fundin e tij, apo mesin e tij apo jo, a do të kthehet për ty vitin tjetër apo jo, a do të jesh prej banorëve të dunjasë apo prej banorëve të lehdeve (varreve), i mençuri është ai që prin dhe nxiton në punë të mira.
{وَٱلسَّـٰبِقُونَ ٱلسَّـٰبِقُونَ أُو۟لَـٰۤئِكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ}
{Ata që kanë prirë e që do të prijnë (në Xhennet). Ata janë më të afërmit tek Allahu. Të tillët janë në Xhennetet e begatshme}
Robi nuk e di, se kur e surprizon exheli, e nëse është kështu dhe kjo është e vërteta e stabilizuar tek ai, ajo që bie detyrë mbi të është që të nxitojë për kryerjen e veprave të mira.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema