Fjala e shejkhut të Islamit ibnu Tejmijjeh: “Pasimi i rrugës së besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve”
Shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin thotë:
Dmth: prej rrugës së ehlus sunnetit është pasimi i rrugës së besimtarëve të parë, deri në fund të fjalës së tij…
Muhaxhirët janë ata që emigruan drejt Medinës.
Ensarët janë banorët e Medinës në kohën e Profetit ﷺ.
Pasimi i rrugës së tyre është prej metodologjisë së ehlus-sunnetit dhe xhematit, sepse ata janë më afër të saktës dhe të vërtetës sesa ata që erdhën pas tyre. Sa më shumë të largohen njerëzit nga koha e profetësisë, aq më shumë largohen nga e vërteta, sa më shumë të jenë afër kohës së profetësisë, aq më shumë afër së vërtetës janë.
Sa më shumë të përkujdeset njeriu për njohjen e jetëshkrimit të Profetit ﷺ dhe të katër khalifëve të drejtë, aq më shumë afër së vërtetës janë.
Për këtë arsye vërejmë mosmarrëveshjet që kanë ndodhur në Ummet pas kohës së sahabëve dhe tabi’inëve që përhapeshin më shumë dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha çështjet, mirëpo në kohën e tyre mosmarrëveshjet ishin të kufizuara.
Dhe prej rrugës së ehlus sunnetit dhe xhematit është që ata ta shohin dhe ta pasojnë rrugën e besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, sepse pasimi i tyre të shpie në dashurinë ndaj tyre, krahas qënies së tyre më afër të saktës dhe të vërtetës, në kundërshtim me ata që e kanë braktisur këtë rrugë dhe filluan të thonin: ata janë burra dhe ne jemi burra! Dhe nuk u bëhej vonë për kundërshtimin e tyre! Sikur fjala e Ebu Bekrit, e Umerit, e Uthmanit dhe Aliut të ishte si fjala e filanit dhe e fistekut prej të mëvonshmëve të këtij ummeti!
Kjo është gabim dhe lajthitje, sahabët janë më afër të saktës dhe fjala e tyre është më parësore sesa fjala e të tjerëve, për shkak të asaj që ata kanë prej besimit, prej dijes, prej kuptimit të saktë, prej frikës ndaj Allahut, besnikërisë dhe prej shoqërimit të Profetit ﷺ.
📚 شرح العقيدة الواسطية” (٢ / ٣١١-٣١٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema