Ebu Hurejreh -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- transmeton:
«Nuk do bëhet Kijameti derisa të dalë një zjarr nga toka e Hixhazit, i cili ka për të ndriçuar qafat e deveve në Busra.»
📚 Muttefekun alejhi
Thotë Hafizi Ibnu Haxher:
Ka ardhur një shtesë në lidhje me këtë hadith të cilën e ka transmetuar Ibnu Addij-u në librin “el-Kāmil”, nga Umer ibnu Said et-Tenukhī nga i
Ibnu Shihab nga Ebu Bekër ibnu Muhamed ibnu Amër ibnu Hazëm nga i ati i tij nga Umer Ibnul Khattabi i cili transmeton nga Profeti ﷺ:
«Nuk do bëhet Kijameti derisa në një luginë prej luginave të Hixhazit të rrjedhë një zjarr që ka për të ndriçuar qafat e devesë në Busra.»
Ka thënë el-Kurtubī në “et-Tedhkirah”:
Zjarri doli në Hixhaz, në Medine; i parapriu një tërmet i fuqishëm natën e së Mërkurës, më 13 Xhumadeh el-Ekhireh të vitit 654 h, dhe vazhdoi deri në paradrekën e ditës së Xhuma. Më pas u shua.
Ndër të tjera tha: na kanë thënë disa shokë: e pamë zjarrin të ngrihej në ajër afërisht pesë ditë dhe dëgjuam se është parë nga Meka e deri në malet e Busras.
Ka thënë En-Neueuij: është bërë e ditur te të gjithë banorët e Shamit dalja e këtij zjarri.
Ka thënë Ebu Shameh: ajo që më është bërë e qartë mua është se zjarri i përmendur në hadithin e kapitullit është ai që u shfaq në periferi të Medinës, ashtu siç e kanë kuptuar El-Kurtubī me të tjerë. Sa i përket zjarrit që ka për të grumbulluar njerëzit në Mahsher, ai është tjetër zjarr.
📚 Fet’hul Barī
Përktheu: Abdur-Rahman Mema