Loading

Kuptimi i Fjalës së Allahut:

“يَتْلُونَهُ حَقَّ تِلاوَتِهِ”

“E lexojnë atë (Kur’anin) ashtu siç duhet.”

Shejkh Salih el Feuzan

{الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَتْلُونَهُ حَقَّ تِلاوَتِهِ}

{Ata që Ne ua dhamë Librin (Kur’anin) e lexojnë atë ashtu siç duhet} [El Bekareh]

Al’lameh Salih ibnu Feuzan el-Feuzan hafidhahullah:

Kuptimi i “E lexojnë atë (Kur’anin) ashtu siç duhet” nuk është ashtu siç mendojnë disa njerëz, pra, se bëhet fjalë për texhuidin, nxjerrjen e shkronjave, “el-Gunneh”-n, “el-Idgam”-in apo “med”-et. Nuk është ky kuptimi i ajetit, por kjo ka të bëjë me mënyrën sesi e lexon.

Kuptimi i “يَتْلُونَهُ حَقَّ تِلاوَتِهِ” është: dija për kuptimet e Kur’anit dhe zbatimi i tij.

📚 الأدلة التوضيحية على مقدمة الحموية” (ص ٩٩)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


Shënim i përkthyesit.

El-Gunneh është nxjerrja e shkronjave “ن” Nun dhe “م” Mim me hundë, pa lëvizur gjuhën.

El-Idgami është futja e një shkronje te shkronja tjetër duke u shkrirë shkronja e parë tek e dyta.

Med-et janë zgjatja e zërit me një nga tri shkronjat e medit.

Shpërndaje: