Loading

Thotë shejkh Sãlih el-Feuzãn:

Allahu -xhel-le ue ala- u tha dy lajmëtarëve dhe të dërguarve të Tij, Musait dhe Harunit alejhimas selam, kur i dërgoi te faraoni (në vijim janë kuptimet shqip të Fjalës së Allahut):

{Shkoni tek ai} [Ta Ha: 43]

Nuk u tha që të qëndrojnë rrugëve duke e sharë; as andej-këtej nëpër vende të ndryshme dhe mitingje. Jo!

Ai u tha: {shkoni tek ai}

 {thuajini atij} [Ta Ha: 44]

Vini re fjalën “atij”. Nga kjo kupton që mos t’i  thonë tjetërkujt, por atij!

{Thuajini atij fjalë të butë, sepse ndoshta e merr këshillën apo frikësohet.} [Ta Ha: 44]

Kjo pra është rruga e këshillimit të prijësit të muslimanëve. Kur kjo bëhet në këtë mënyre me jobesmtarin, atëherë ç’mund të themi për mënyrën ndaj prijësit të muslimanëve?!

Allahu thotë në lidhje me jobesimtarin (faraonin) që pretendoi se është zot:

{shkoni tek ai}{dhe thuajini atij fjalë të butë se mos ndoshta e merr këshillën dhe frikësohet.} 

Atëherë, si është puna me prijësin e muslimanëve?!

Ti thua se nuk ke mundësi të shkosh tek ai dhe ta njoftosh. Dakord. Allahu nuk të ka ngarkuar nëse nuk ke mundësi.

{Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësisë së tij.} [el-Bekareh: 286]

Ama mos i përhap këto gabime dhe të justifikohesh duke thënë se nuk ke mundësi të shkosh tek ai dhe se kjo (që po bën) është prej urdhërimit për të mirë e ndalimit nga e keqja.

Në fakt kjo është vetë e keqja! Nuk është ndalim nga e keqja, por kjo është vetë e keqja! Kjo gjë vetëm prish dhe asgjë nuk ndreq!

http://ar.alnahj.net/audio/529

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: