Loading

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se ka thënë: e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë:

«Kush më sheh në ëndërr, do të më shoh edhe zgjuar, shejtani nuk mund të marrë pamjen time.»

📚 رواه البخاري (٦٥٩٢) ومسلم (٢٢٦٦)

Shtoi el-Bukharī: ibnu Sirin tha: Nëse e ka parë pamjen e tij (kur ka qenë gjallë).

Dhe në një transmetim te Musned imam Ahmed (3400):

«Me të vërtetë, shejtani nuk mundet të përngjasojë me mua.»

Ka thënë El-Hafidh Ibu Haxher -rahimehullah-:

E kemi transmetuar këtë hadith nga Pejgamberi ﷺ prej rrugës së Isma’il ibnu Is’hak El-Kadij nga Sulejman bnu Harb -dhe ai është prej shujukhëve të el-Bukharī – nga Hammad ibnu Zejd nga Ejjub-i, cili tha: kur një person i tregonte Muhamedit -dmth Ibnu Sirinit- se kishte parë në ëndërr Profetin ﷺ ai i thoshte: ma përshkruaj atë që ke parë, nëse e përshkruante atë me një përshkrim që nuk e njihte, i thoshte: nuk e ke parë, zinxhiri i tij është i saktë.

(Sh.p. vijon ibnu Haxheri të thotë) Kam gjetur diçka që e mbështet këtë, dhe është ajo që e ka regjistruar el-Hãkim prej rrugës së ‘Aasim ibnu Kulejb, i cili tha: më ka treguar im atë, i cili tha: i thashë ibnu Abbãs-it: e kam parë Profetin ﷺ në ëndërr, (ibnu ‘Abbās) tha: ma përshkruaj, i tha: m’u kujtua El-Hasen ibnu Alij dhe më ngjante me të, tha: atëherë e paske parë atë. Zinxhiri i tij është i mirë.

📚 (فتح الباري” ( ١٢ /٢٨٣-٢٨٤”

Gjithashtu El-Hafidh ibnu Haxher tha: Fjala e tij: “Nuk mundet” tregon se Allahu i Lartësuar edhe nëse i mundëson transformimin në çdo lloj pamje që ai dëshiron, nuk i mundëson atij transformimin në pamjen e Profetit ﷺ këtë mendim e kanë patur një grup dijetarësh, të cilët kanë thënë në lidhje me hadithin: kjo bën fjalë për atë ëndërrues që e ka parë në pamjen në të cilën ka qenë.

Prej tyre ka që e kanë ngushtuar këtë kuptim, saqë kanë thënë: patjetër që duhet ta ketë parë në pamjen në të cilën vdiq, aq sa të llogarisë numrin e flokëve të thinjura të cilat nuk arrinin 20 thinja.

E sakta është: përgjithësimi në të gjitha gjendjet, me kusht që të jetë pamja e tij e vërtetë në një kohë të caktuar, qoftë kur ka qenë në rininë e tij, në burrërinë e tij, pas të dyzetave apo në fund të jetës së tij.

📚 (فتح الباري” (١٢ /٣٨٦”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: