Loading

Ngjarje që i ka ndodhur shejkh Abdur-Rahman ibnu Fāris -Allahu e mëshiroftë-

Ka thënë shejkh Hamud et-Tuejxherij -Allahu e mëshiroftë-:

Prej ngjarjeve që na ka treguar shejkh Abdur-Rahman ibnu Fāris ibnu Abdul-Aziz el-Fāris dhe ai është prej banorëve të qytetit të Rijadit:

Erdhi një vërshim uji i rrëmbyeshëm në luginën Hanifeh në vitin 1359 hixhrī dhe e gërryu faqen ku ishin varret e sahabëve, të cilët u vranë ditën e Jemames në vitin 11 hixhrī dhe u hap një e çarë në një nga varret që ishin ngjitur me luginën dhe u shfaq trupi i të vdekurit që ishte në atë varr.

Tha shejkh Abdur-Rahman: e mora vesh këtë gjë ndërsa isha në anën e “el-Xhebileh” dhe shkova me nxitim dhe kur mbërrita pashë vendin e varrit të ngritur pranë luginës ku nuk mund të arrije aty vetëm se me anë të shkallëve.

Tha: mora drunj dhe i vendosa sipër njëri-tjetrit deri në vendin e varrit dhe u ngjita tek ai dhe pashë të vdekurin në varrin e tij që nuk kishte ndryshuar prej tij asgjë sikur ishte duke fjetur, e kishin qefinosur me një mantel të bardhë dhe manteli ishte lidhur me gjethet e hurmës, u duk fytyra, sytë, dhëmbët dhe këmbët dhe një gërshet prej gërshetave të kokës, gjatësia e të cilit ishte sa një parakrah që varej jashtë varrit.

Tha: e ngrita gërshetin dhe e futa në qefin, e vendosa dorën time në fytyrën e tij sikur ta kisha vendosur mbi fytyrën e një njeriu që ishte duke fjetur.

Fytyra e tij ishte e bardhë anonte nga ezmeri, u dukën qimet e mjekrës së tij dhe ai ishte i thinjur dhe sytë i kishte paksa të hapur gjethet e hurmës me të cilat ishte lidhur manteli ishin në ngjyrë të gjelbër por ishin të thata.

Tha: kur e morën vesh banorët e “el-Xhebileh” dhe ata përreth tyre filluan të vinë për ta parë atë.

Imami i banorëve të el-Xhebileh dhe kryetari i Komisionit të Urdhërimit për të Mirë shkuan te shejkh Muhamed ibnu Ibrahim El esh-shejkh dhe e njoftuan për këtë gjë, ai i porositi që të marrin me vete disa burra dhe një varrmihës që ta mbartin të vdekurin për tek ai dhe i porositi ata që të hapin një varr për të gjatë natës në mes të varreve, ta varrosnin dhe ta kamuflonin vendin e varrit që të mos sprovoheshin me të njerëzit dhe ashtu bënë, mbaroi fjala e tij.

Më pas shejkh Hamud tha:

Nuk ka dyshim se ky i vdekur ka qenë prej dëshmorëve të cilët u vranë në betejën që u zhvillua në mes sahabëve dhe pasuesve të Musejlemeh gënjeshtarit dhe ka gjasa që të ketë qenë prej sahabëve -Allahu qoftë i Kanaqur me ta- sepse është e njohur në mesin e njerëzve se varret që gjenden në atë vend janë varre të sahabëve ose ka gjasa që ai të ketë luftuar përkrah sahabëve dhe nuk ka qenë prej tyre dhe mundësia e parë është më afër të vërtetës dhe Allahu e di më së miri.

Në mes betejës së Jemames dhe shfaqjes së këtij të vdekuri janë 1348 vite, pavarësisht kësaj periudhe të gjatë kohore trupi i dëshmorit mbeti ashtu siç ishte pa ndryshuar asgjë prej tij, pa ndryshuar as qefini dhe as gjethet e hurmës me të cilat ishte lidhur qefini dhe në këtë ka mësime për ata që kanë mend dhe mendje të shëndosha. Mbaroi fjala e shejkh Hamudit -Allahu e mëshiroftë-.

📚 «قصص العقوبات والعِبر والمواعظ»، للشيخ حمود التويجري، (ص ١١٢)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: