Ka thënë esh-shejkh Sulejman er-Ruhejlij -Allahu e ruajttë- pasi përmendi rregullat e thënies:
(Kush nuk e bën qafir qafirin ai është qafir)
E kështu e kaloi këtë te çështja tebidiut (bërjes bidatxhi):
(Ai që nuk e bën bidatxhi bidatxhiun, atëherë ai është bidatxhi)
A është vërtetuar bidati ndaj këtij bidatxhiu?
Apo ai është bidatxhi te ty?
Nëse është bidatxhi që është vërtetuar bidati i tij, atëherë i bëhet e qartë kjo çështje atij që nuk e bën bidatxhi.
Më pas shihet, nëse refuzon për shkak që të jetë me të, atëherë ai i bashkangjitet atij.
Ama kjo padrejtësi dhe shpifje saqë ta bësh Ummetin që të ndjekë një burrë që bën ixhtihad në tebdi’, atëherë kjo nuk lejohet.
Nëse bën ixhtihad në bërjen bidatxhi në mbrojtje të sunnetit, Allahu ta shpërbleftë me të mira!
Porse, nuk lejohet që të thuhet:
Ai që nuk e bën bidatxhi këtë person, atëherë ai është bidatxhi!
Sepse bëhen bidatxhi dijetarë të ummetit, të cilët nuk e bëjnë bidatxhi këtë person, të cilin e bën bidatxhi një dijetar i nderuar prej dijetarëve të muslimanëve!
Mirëpo ne themi, se kjo çështje ka disa gjendje:
Gjendja e parë: që ta dijë bidatin e tij dhe ai nuk di ndonjë pengesë për bërjen e tij bidatxhi dhe nuk e bën bidatxhi, atëherë këtu është me vend që të thuhet për të:
Ai që nuk e bën bidatxhi bidatxhiun, atëherë ai është bidatxhi.
Por: Nëse personi e di gabimin e tij, dhe mund ta shohë veprën e tij bidat, porse sheh pengesa në ixhtihadin e tij që e frenon atë që ta bëjë atë bidatçi dhe ka prej njerëzve të dijes që nuk e shohin këtë si pengesë, atëherë ata nuk fajësohen për këtë duke thënë për ta: ekstremistë!
Nuk fajësohen për këtë dhe të thuhet: zbutës!
Përkundrazi gjithësecili bën ixhtihad për realizimin e gjykimit sheriatik me bazat sheriatike.
Nëse ulematë kanë mospërputhje mendimesh, disa thonë: kjo fjalë është bidat.
Dhe disa të tjerë thonë: ky është gabim dhe nuk është bidat dhe ata janë njerëz të dijes dhe mprehtësisë dhe të gjithë ata janë mbi baza të shëndosha.
Këtu, ia njohim gjithësecilit, vlerën dhe dijen e tij.
Nuk e fajësojmë atë që e bën bidatxhi.
Dhe as nuk e fajësojmë atë që thotë: gaboi.
Përderisa kjo është e bazuar në argumente dhe baza sheriatike.
Mirëpo dijetarët kanë mospërputhje sa i takon kuptimit.
Ne nuk e lëshojmë gjuhën tonë kundër atyre dijetarëve, siç bëjnë tani disa mëndjelehtë, të cilët hapin grupe dhe faqe në internet dhe i lëshojnë gjuhët e tyre kundër disa dijetarëve duke thënë: ekstremistë dhe duke thënë: xherhistë, e të tjera si këto!
Kjo është injorancë dhe nuk lejohet t’i fajësojmë, pasha Allahun, nuk themi që dikush duhet pasuar në çdo gjë që thotë, ne i fajësojmë në disa prej asaj që thonë dhe nuk e marrin si besim atë që thonë, porse ata, pasha Allahun janë dijetarë të ummetit dhe muxhahidinë, të cilët e mbrojnë fenë e Allahut -azze ue xhel’le- dhe jo anasjelltas!
Disa vëllezër më dërgojnë ndonjëherë mesazhe:
(Përse nuk e bën bidatçi filanin ashtu siç e bën bidatxhi filani?)
SubhanAllah!
Nëse e do dijen më thuaj:
Përse nuk e bën bidatxhi filanin?
Përse filani nuk është bidatxhi?
Unë ta tregoj -nëse vërtet nuk e bëj bidatxhi-
Dhe shumë prej atyre për të cilët më thonë: përse nuk i bën bidatxhi, unë nuk i njoh fare, dmth nuk kam asnjë mendim për ta dhe nuk lejohet fare të më thuhet mua një mendim në vend të mendimit të dikujt!
Porse në përgjithësi them: O vëllezër, kjo mesele ka nevojë për drejtësi dhe drejtësia është e vështirë!
Gati nuk mbetet askush me ty, sepse nuk anon me askënd.
E mbron çdo pasues të sunnetit me sunnet:
- Mos bëj padrejtësi
- Mos gënje
- Mos shpif
- ruaja krahët ehlus sunnetit
- mbroje hakun me aq dije sa ke
- Dhe mos pretendo se dija jote është ajo që duhet ndjekur.
Porse kjo është dija jote, kjo është ajo që duhet bërë.
Unë them o vëllezër:
- Ruajani krahët dijetarëve të sunnetit.
- Njihjani vlerën atyre.
- Mos e bëj askënd argument në vetvete
- Të mjerët ju nga bidati i ri i cili thotë: kanë rënë në konsensus katër apo kanë rënë në konsensus tre veta, pasha Allahun ky nuk është konsensus dhe nuk është detyrë pasimi i tij.
Porse çështja është që: haku pasohet kudo qoftë, dije se ti nëse flet sot, nesër do të jesh përgjegjës para Allahut.
- I mjeri ti, nëse i bën padrejtësi dikujt!
- I mjeri ti, nëse bën padrejtësi në gjykim!
- I mjeri ti, nëse i kundërshton bazat e selefëve të devotshëm -Allahu qoftë i Kënaqur me ta-
- Merr prej hakut ajo që të është shfaqur se është hak.
- Nëse shkelësi është prej dijetarëve të njohur të sunnetit – njihja vlerën atij dhe lavdëroje atë.
Nuk po them frenoje gjuhën ndaj tij! Them që lavdëroje atë edhe nëse nuk të pëlqen mendimi i tij!
Duhet ta dish dhe të jesh i bindur se dijetari selefij nëse flet ashpër, flet për shkak të xhelozisë së tij për Sunnetin dhe fenë, ixhtihadi i tij është xhihad në Rrugë të Allahut, nëse do të heshte ndoshta do të kishte më shumë dobi, mirëpo ai bën Xhihad në Rrugë të Allahut.
Nuk është e thënë që ai t’ia qëllojë, mund t’ia qëllojë dhe mund të gabojë, ai merr shpërblim për të dyja rastet.
Nëse ia qëllon të vërtetës, atëherë ai merr shpërblim për shkak të ixhtihadit dhe për shkak se ia ka qëlluar të vërtetës.
Nëse gabon, atëherë ai merr shpërblim për ixhtihadin e tij dhe xhihadin e tij.
Mirëpo muslimani duhet që të ndjekë të vërtetën, nëse i pështjellohet atij e vërteta, atëherë e kërkon atë te një dijetar edukues që nuk ka folur për këtë çështje, dmth nëse kam mospërputhje mendimesh unë dhe një shejkh i nderuar prej shujukhëve të nderuar në një çështje sa i takon gjykimit mbi një person dhe ti e ke dëgjuar fjalën time dhe fjalën e tij dhe ty të bëhet e qartë se fjala e shejkhut është më e mirë sesa fjala ime (jo për shkak të ndjenjave dhe as fanatizmit, porse argumentet e tij janë të qarta dhe të miat janë të mangëta) merr fjalën e tij.
Nëse sheh që fjala ime është e drejtë, merr fjalën time.
Të pështjellohet çështja, shko te një dijetar që nuk ka folur për këtë çështje.
Sepse disa nga vëllezërit tanë, Allahu i udhëzoftë, kanë mosmarrëveshje në lidhje me fjalën e dy dijetarëve dhe detyrojnë vëllezërit e tyre që të shkojnë te një dijetar që është në njërën anë!
Thonë nuk e pranojmë derisa të shkojmë te filani!
Ky nuk është marrje e një gjykim ky është detyrim!
Porse bini dakord për një dijetar edukues që nuk është palë dhe nuk është e njohur prej tij diçka që të ketë lidhje me çështjen, shkoni tek ai dhe thojini: o shejkh: (pa përmendur emra) o shejkh: kemi mospërputhje mendimesh në lidhje me një person, vëllai ynë thotë: se ai është bidatçi, për këtë e atë arsye, ndërsa unë them: se ai nuk është bidatçi, për këtë e atë arsye.
Duam gjykimin tënd o shejkh rreth asaj që dëgjove, nëse ke diçka që ta na bësh dobi në lidhje me çështjen, përveç asaj që thamë, që të përfitojmë?
E kështu…
Dhe unë them: O ehlus sunnet!
Meditoni në vetet tuaja dhe kam për qëllim ehlus sunnetin e vërtetë dhe jo ata që pretendojnë se janë të tillë.
- Ata që i kanë bazat e tyre baza të ehlus sunnetit.
- Veprat e tyre janë vepra të ehlus sunnetit
- Fryma e tyre është frymë e ehlus sunnetit
- Përpjekjet e tyre janë bashkë me ehlus sunnetin.
Ju jeni pakicë dhe ummeti ka nevojë për ju, mos u shkërmoqni dhe mos u përçani pasi që kjo nuk u lejohet!
Lus Allahun -azze ue xhel’le- me Emrat e Tij të bukur dhe me Cilësitë e Tij të larta:
- Që t’i ruajë dijetarët e sunnetit
- t’u japë sukses në bashkimin e fjalës
- t’u japë sukses nxënësve të dijes për te drejtësia dhe dija
- dhe t’i bashkojë zemrat në hak, udhëzim, Teuhid dhe në sunnetin e kulluar.
Dhe Allahu e di më së miri
Ue sal’la Allahu ‘ala nebijjina ue sel’lem
📚 وكان هذا في الدرس الخامس من شرح منظومة منهج الحق للعلامة السعدي بتاريخ: ( ٩/٨/ ١٤٣٦ هـ ) بعد صلاة العصر في المسجد النبوي]
Përktheu: Abdur-Rahman Mema