Loading

Pyetje: Çfarë është selefizmi dhe cili është mendimi juaj në lidhje me të?

Komisioni i Përhershëm i Fetvave ka thënë:

Selefizmi rrjedh nga fjala “selef”. Selefët janë shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe njerëzit e tre brezave të parë, të cilët ishin imamë të udhëzimit. Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre! Për ta ka dëshmuar vetë i Dërguari i Allahut ﷺ, në fjalën e tij:

«Njerëzit më të mirë janë brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre, e pastaj ata që vijnë pas tyre…»

“Selefijun” është shumësi i fjalës “selefī”, e cila rrjedh nga fjala selef, kuptimi i së cilës u përmend më lart. Selefitë janë ata të cilët i përmbahen Menhexhit të Selefëve, në ndjekjen e Kur’anit dhe Sunnetit, thirrjen për në Kur’an dhe Sunnet, si dhe veprimin me Kur’an dhe Sunnet. Me këtë ata janë Ehlus Sunneh uel Xhema’h.

📚 اللجنة الدائمة” (٢٤٣/٢)، المجموعة الأولى”

Shejkhul Islam Ahmed ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Nuk qortohet ai që e shfaq medh’hebin Selefëve dhe i përkatësohet atij, madje me unanimitet (ixhma’), është detyrë që ai ta pranojë atë. Vërtet, medh’hebi i Selefëve nuk është veçse hak!!!

📚 مجموع الفتاوى” (١٤٩/٤)”

Shejkh Abdul-Azizi ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-  u pyet për gjykimin sheriatik rreth emërtimit me emrin “selefī” ose “etherī”: a është kjo tezkijeh?

U përgjigj: nëse është i sinqertë në atë që thotë, pra, se është etherij apo selefij, nuk ka problem; sikurse thoshin selefët: “Filani është selefī. Filani është etherī.”

Kjo është tezkijeh që duhet, tezkijeh që është detyrë.

📚 “من محاضرة بعنوان: “حق المسل

Shejkh Salih el-Feuzān -Allahu e ruajttë- u pyet me pyetjen vijuese:

Ai që quhet selefī, a konsiderohet hizbī (anëtar grupacionesh)?

Përgjigjia: Emërtimi me selefizëm, nëse është real, nuk ka problem, ama nëse është thjesht pretendim, atëherë nuk i lejohet atij të emërtohet me selefizmin, ndërkohë që ai nuk është në Menhexhin e Selefëve.

P.sh. esharitë thonë se janë Ehlus Sunneh uel Xhema’ah, por kjo nuk është e saktë, sepse rruga në të cilën ata janë nuk është Menhexhi i Ehlus Sunnetit dhe Xhematit; po ashtu, mu’tezilitë e quajnë veten muahhidin (veçues të Allahut, në adhurim).

📚 الأجوبة المفيدة على أسئلة المناهج الجديدة” (ص ١٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: