Çfarë gjykimi ka sadakaja e Fitrit?
Shejkh ibnu Bāz -rahimehullah- thotë:
Zekati i Fitrit është farz mbi çdo musliman, qoftë ai i vogël apo i madh, mashkull apo femër, i lirë apo skllav.
📚 الفتاوى” (١٤ /١٩٧)”
Çfarë duhet të jetë Zekati i Fitrit?
Ibnu Bāz -rahimehullah- thotë:
Nxjerr 1 Sa’a prej ushqimit ose 1 Sa’a prej hurmave, elbit a rrushit të thatë. Po ashtu, i bashkohet këtyre llojeve -sipas fjalës më të saktë të dijetarëve- çdo gjë me të cilën ushqehen njerëzit në atë vend, si: orizi, misri, meli e të ngjashme me to.
Kur është koha e nxjerrjes së Zekatit të Fitrit?
Ibnu Bāz -rahimehullah- thotë:
Nxjerrja e tij bëhet ditën e 28-të, ditën e 29-të, ditën e 30-të (të Ramazanit), natën e Bajramit dhe gjatë mëngjesit të tij, ama përpara namazit (të bajramit).
📚 الفتاوى” (١٤ /٣٢-٣٣)”
Cili është shkaku i nxjerrjes së Zekatit të Fitrit?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
Shkaku është shfaqja e mirënjohjes për mirësinë e Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij; kjo shfaqet me nxjerrjen e Fitrit prej Ramazanit dhe plotësimin e tij.
📚 الفتاوى” (١٨ /٢٥٧)”
Kujt i jepet Zekati i Fitrit?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotē:
I jepet vetëm një kategorie: të varfërve.
📚 الفتاوى” (١٨ /٢٥٩)”
A lejohet autorizimi i fëmijëve etj për nxjerrjen e Zekatit të Fitrit?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
Lejohet për njeriun të autorizojë fëmijët e tij që të nxjerrin në vend të tij Zekatin e Fitrit, në kohën e tij, edhe nëse është në një vend tjetër për punë.
📚 الفتاوى” (١٨ /٢٦٢)”
A i lejohet të varfrit që të autorizojë një person tjetër për të marrë Zekatin e Fitrit?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
Po, lejohet.
📚 الفتاوى” (١٨ /٢٦٨)”
A ka ndonjë fjalë (dua) të veçantë kur nxirret Zekati i Fitrit?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
Nuk dimë ndonjë dua të caktuar që thuhet gjatë nxjerrjes së tij.
📚 اللجنة الدائمة” (٩ /٣٨٧)”
A lejohet të nxirret në shifër monetare Zekati e Fitrit?
Ibnu Bāz -rahimehullah- thotë:
Nuk lejohet nxjerrja e tij në shifër monetare, sipas fjalës së shumicës së njerëzve të dijes; kjo për shkak se është në kundërshtim me atë që ka thënë Pejgamberi -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem- dhe me ato që kanë thënë Shokët e tij, radij’Allahu anhum.
📚 الفتاوى” (١٤ /٤٢)”
Ndërsa ibnu Uthejmin -rahimehullah- ka thënë:
Nxjerrja e tij në shifër monetare nuk lejohet, sepse është bërë detyrë prej ushqimit.
📚 الفتاوى” (١٨ /٢٦٥)”
Pyetje: Në vendin tonë, Zekati i Fitrit nxirret në para, me argumentin se të varfrit nuk duan drithëra etj. Çfarë duhet të bëjmë?
Shejkh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë- përgjigjet:
Kjo nuk është në dorën e tyre! Ky është adhurim dhe nxirret ashtu siç ka ardhur nga Pejgamberi ﷺ! Ai që nuk e do ushqimin, atëherë nuk është nevojtar. Jepja nevojtarit, njeriut i cili ka nevojë për ushqim.
📚 الشيخ صالح الفوزان – الموقع الرسمي/ فتاوى / ١٢٩٣٩
Cilat janë argumentet që e ndalojnë nxjerrjen e Zekatit të Fitrit në vlerë monetare?
Ibnu Báz -rahimehullah- thotë:
1- Zekati i Fitrit, me konsensus të muslimanëve, është adhurim, dhe origjina tek adhurimet është ndalesa.
2- Dinari dhe Dirhemi kanë qenë monedha që qarkullonin në kohën e tij -salauatullahi ue selamuhu alejhi- dhe ai nuk i ka përmendur në Zekatin e Fitrit; nëse do të kishte diçka prej atyre të dyjave që do të lejohej, do ta kishte bërë të qartë (alejhis salatu ues selam).
3- Nuk dimë që ndonjëri prej Sahabëve të Pejgamberit ﷺ ta ketë nxjerrë në vlerë monetare Zekatin e Fitrit.
4- Nga ajo që përmendëm, atij që e do të vërtetën, i bëhet e qartë se nxjerrja e Zekatit të Fitrit në vlerë monetare nuk lejohet. Pra, nuk i lejohet atij që ta nxjerrë në atë formë.
📚 مجموع الفتاوى” (١٤ /٢٠٨-٢١١)”
Sa është sasia e Zekatit të Fitrit?
Ibnu Bāz -rahimehullah- thotë:
Obligimi për të është 1 Sa’a prej ushqimit të vendit përkatës, masë e cila në kilogramë është afro 3 kg.
📚 الفتاوى” (١٤ /٢٠٣)”
A lejohet nxjerrja e Zekatit të Fitrit në një vend tjetër?
Ibnu Baaz -rahimehullah- thotë:
Sunneti është që ai t’u shpërndahet fukarenjve në vendin në të cilën gjendet dhuruesi, dhe të mos dërgohet në një vend tjetër, me qëllim që ata të kenë mjaftueshëm (për diten e Bajramit) dhe të mos kenë nevojë.
📚 الفتاوى” (١٤ /٢١٣)”
Ku nxirret Zekati i Fitrit?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
Nëse je larg nga vendi yt, Zekatin e Fitrit nxirre në vendin ku të zë Fitri, pra aty ku ti gjendesh (në atë periudhë).
Pyetje: Ne jemi disa nxënës që studiojmë në vende jo-islamike dhe këtu nuk gjejmë dikë meritor për Zekatin e pasurisë apo Zekatin e Fitrit. Çfarë duhet të bëjmë?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
Zgjidhja e këtij problemi është e thjeshtë: autorizoni dikë që ta nxjerrë për ju në vendin e origjinës ose në vende të tjera ku mund të ketë njerëz që e meritojnë Zekatin.
📚 مجموع الفتاوى” (١٨ /٣١٧)”
A nxirret Zekati i Fitrit për shërbëtoren në shtëpi?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
1- Kjo shërbëtore që gjendet në shtëpi duhet që ta nxjerrë vetë Zekatin e Fitrit, sepse ajo është prej muslimanëve.
2- Origjina është që Zekatin duhet ta nxjerrë ajo, por nëse e nxjerrin njerëzit e shtëpisë për të, atëherë nuk ka problem.
Pyetje: Shumë njerëz kanë në shtëpitë e tyre shërbyes që nuk janë muslimanë. A duhet ta nxjerrin Zekatin e Fitrit për ta apo t’u japin diçka prej Zekatit?
Përgjigje: Nuk nxirret për ta Zekati i Fitrit dhe nuk i lejohet atij t’u japë gjë nga Zekati. Nëse u jep, nuk i bën dobi. Ai mund t’i ndihmojë, por jo duke dhënë prej Zekatit Farz.
Sidoqoftë, theksojmë faktin se ata duhet të mjaftohen me punëtorë muslimanë, e jo me këta (me jo-muslimanët).
📚 اللجنة الدائمة” (٩ /٣٧٥)”
A nxirret Zekati i Fitrit për fetusin?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
Zekati i Fitrit për fetusin në bark, nuk nxirret si diçka e detyrueshme, por nxirret si diçka e pëlqyeshme.
📚 الفتاوى” (١٨ /٢٦٣)”
Pyetje: Unë jam një i ri që banoj me prindërit e mi dhe nuk jam i martuar. A duhet që, për hesap timin, ta nxjerrë Zekatin e Ramazanit babai im? Apo duhet ta nxjerr unë me shpenzimet e mia?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
1- Zekati i Fitrit është uaxhib dhe farz. Ai është si uaxhibatet e tjera: i drejtohet çdo njeriu në veçanti. Kështu që ty o njeri, të kërkohet që ta nxjerrësh Zekatin për veten tënde, edhe nëse e ke babain dhe nënën. Po ashtu, gruas i kërkohet që ta nxjerrë Zekatin për veten e saj, edhe nëse ka burrë.
2- Por nëse i pari i shtëpisë dëshiron që ta nxjerrë Zekatin për familjen e tij, atëherë nuk ka problem.
📚 مجموع الفتاوى” (١٨ /٢٦١)”
A lejohet t’i jepet Zekati i Fitrit punëtorëve prej jomuslimanëve?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
Nuk lejohet dhënia e tij te dikush tjetër përveç të varfrit prej muslimanëve.
📚 الفتاوى” (١٨ /٢٨٥)”
A i jepet Zekati Fitrit një personi apo shumë personave?
Komisioni i përhershëm i Fetvave (Lexhnia):
Lejohet dhënia e Zekatit të Fitrit ndaj një personi, ashtu siç lejohet dhënia e tij ndaj një numri pesonash.
📚 اللجنة الدائمة” (٩ /٣٨٧)”
Çfarë gjykimi ka ai që e merr Zekatin e Fitrit dhe pastaj e shet?
Lexhnia: Nëse ai që e ka marrë është meritor, i lejohet atij ta shesë pasi ta ketë marrë.
📚 اللجنة الدائمة” (٩ /٣٨٠)”
Ç’hukm (ç’gjykim sheriatik) ka vonesa pa arsye -pas Bajrami- e Zekatit të Fitrit?
Ibnu Uthejmin -rahimehullah- thotë:
Vonimi i tij deri pas Bajramit është Haram! Nuk lejohet!
📚 الفتاوى” (١٨ /٢٦٦)”
A nxirret zekati i fitrit në mish?
Imam ibnul Kajjim -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Nëse ushqimi bazik i tyre nuk është prej drithërave, por është qumështi, mishi dhe peshku, atëherë e nxjerrin fitrin prej tyre. Ky është mendimi i xhumhurit (shumicës) së dijetarëve dhe ky është mendimi i saktë. Ajo që është për qëllim (me dhënien e fitrit) është që, gjatë ditës së Bajramit, të largohet nevoja e të varfërve.
📚 إعلام الموقعين” (١٢/٣)”
Shejkh ibnul Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- thotë:
… mirëpo nëse ushqimi bazik i njerëzve (të një vendi) nuk është as prej drithërave e as hurma, por -si në rastin e banorëve në polin e veriut- është mishi, atëherë, meqë ushqimi i tyre në përgjithësi është mishi, lejohet nxjerra e tij për zekat fitri, sipas mendimit më të saktë.
📚 الشرح الممتع” (٦ /١٨٢)”
Dijetarët e kanë përmendur sasinë e zekatit të fitrit -nëse nxirret në mish- dhe kanë thënë:
Prej mishit nxirret 5 ertāl e 1/3, me masën e Bagdadit.
(Nr. njëjës: ratël
Nr. shumës: ertāl)
📚 حاشية الدسوقي” المالكي”
(٥ /٣٦)
Shumë prej hulumtuesve kanë arritur në përfundimin se 1 ratël është e barabartë me 408 gr.
📚 مجلة البحوث الإسلامية”، العدد (٣٩) و (٥٨)”
Duke u bazuar në këtë, zekati i fitrit në mish nxirret 2 kg e 176 gr.
Përgatiti & përktheu: Abdur-Rahman Mema