Loading

Ka thënë autori (shejkhu i Islamit): “dhe në lidhje me as’habët e të Dërguarit të Allahut ﷺ ata (ehlus sunneti) janë në mes rafidave dhe khauarixhëve”

Shpjegimi nga shejkhu i nderuar ibnu Uthejmin -rahimehullah-:

Sahabij: është ai që është takuar me Profetin ﷺ duke e besuar atë dhe vdiq në atë gjë.

Dhe kjo është e veçantë për sahabët dhe kjo është prej veçorive të Profetit ﷺ, që njeriu të jetë prej sahabëve të tij, edhe nëse është takuar me të për një çast të vetëm, por vetëm me një kusht që të besoj tek ai.

Dhe ehlus sunneti dhe xhemati janë mes tyre, rafidave dhe khauarixhëve.

Rafidat janë: ata të cilët që quhen sot: shia, u quajtën rafidah; sepse refuzuan Zejd ibnu Ali ibnul Husejn ibnu Ali ibnu Ebi Tālib -radij Allahu anhu- tek i cili atribuohen tani zejditë, ata e refuzuan atë, sepse ata e pyetën atë: çfarë mendimi ke për Ebu Bekrin dhe Umerin? Dëshironin prej tij që ai t’i shante dhe t’i ofendonte ata!

Mirëpo ai -radij Allahu anhu- u tha atyre: po dy ministrat janë ministrat e gjyshit tim -kishte për qëllim të Dërguarin e Allahut ﷺ- dhe i lavdëroi ata, ndaj ata e refuzuan, u zemëruan me të dhe e braktisën atë! Dhe u quajtën rafidah!

Ata Rafidat -Allahu na ruajttë- kanë baza të njohura dhe prej bazave më të shëmtuara të tyre është: imamllëku, i cili përfshin pagabueshmërinë e imamit dhe se ai nuk flet gabim dhe se pozita e imamllëkut është më e lartë sesa e profetësisë; sepse imami merr nga Allahu direkt, ndërsa profeti përmes të dërguarit, i cili është Xhibrili dhe tek ata imami nuk gabon kurrë, madje ekstremistët e tyre pretendojnë se imami krijon, i thotë diçkaje: bëhu! Dhe ajo bëhet!!!

Dhe ata thonë: me të vërtetë, sahabët janë jobesimtarë, të gjithë dolën nga feja pas Profetit ﷺ, madje edhe Ebu Bekri dhe Umeri tek disa prej tyre ishin jobesimtarë dhe vdiqën si munafikë -Allahu na ruajttë- dhe nuk përjashtojnë prej sahabëve vetëm se Elul Bejt dhe një grup të vogël për të cilët thanë: me të vërtetë, ata janë miqtë e Elul Bejt.

Ka thënë autori i “el-Fasl” (fragment):

“Me të vërtetë ekstremistët e tyre e konsideruan mosbesimtar Ali ibnu Ebi Tālib, thanë: sepse Aliu e pranoi padrejtësinë dhe të kotën kur i dha besën Ebu Bekrit dhe Umerit dhe duhej të refuzonte besën ndaj tyre, përderisa nuk e pranoi të vërtetën dhe drejtësinë dhe u pajtua me padrejtësinë u bë i padrejtë dhe qafir.”

Sa u takon khauarixhëve, ata janë e kundërta e rafidave, saqë ata e bënë qafir Alij ibnu Ebij Talib dhe e bënë qafir Muáuijeh ibnu Ebij Sufjan dhe e bënë qafir këdo që nuk ishte në rrugën e tyre dhe e bënë të lejuar gjakun e muslimanëve, ata ishin ashtu siç i cilësoi Profeti -alejhis salatu ues selam-:

«Dalin prej feje ashtu siç del shigjeta prej presë në krahun tjetër» dhe «besimi i tyre nuk i kalon fytet e tyre»

Shiat i kaluan kufijtë ndaj Elul Bejtit dhe përkrahësve të tyre dhe i kaluan kufijtë në të, madje disa prej tyre pretenduan adhurimin e Aliut dhe disa prej tyre pretenduan se ai është më parësor për profetësinë sesa Muhamedi i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërsa khauarixhët janë anasjelltas.

Sa i takon ehlus sunnetit dhe xhematit, ata janë në mes të dy sekteve, ata thonë: ne i japim vendin që u takon Elul Bejtit, mendojnë se ata kanë ndaj nesh dy të drejta: të drejtën e Islamit dhe besimit dhe të drejtën e lidhjes familjare me të Dërguarin e Allahut ﷺ.

Ata thonë: lidhja familjare me të Dërguarin e Allahut ﷺ ka të drejtë ndaj nesh, mirëpo e drejta e saj ndaj nesh është që t’i japin vendin që i takon dhe të mos kalojmë në ekstrem ndaj tyre.

Ata thonë për pjesën tjetër të sahabëve të Profetit ﷺ: ata kanë të drejtë ndaj nesh, që t’i nderojmë, respektojmë dhe të themi: Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre dhe të jemi ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

وَٱلَّذِینَ جَاۤءُو مِنۢ بَعۡدِهِمۡ یَقُولُونَ رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لَنَا وَلِإِخۡوَ ٰ⁠نِنَا ٱلَّذِینَ سَبَقُونَا بِٱلۡإِیمَـٰنِ وَلَا تَجۡعَلۡ فِی قُلُوبِنَا غِلࣰّا لِّلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ رَبَّنَاۤ إِنَّكَ رَءُوفࣱ رَّحِیمٌ

{Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj atyre që na paraprinë në besim! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!} [El-Hashër: 10]

Dhe ne kurrë nuk e armiqësojmë asnjërin prej tyre, as Elul Bejtin dhe as të tjerët veç tyre, çdokujt prej tyre i japim të drejtën e tij, kështu që ata janë të mesëm në mes atyre që i shajnë dhe atyre që kalojnë në ekstremizëm.

“شرح العقيدة الواسطية” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: