Loading

Ka thënë imam ebu Daud -rahimehullah- në “Sunnen-in” e tij:

Na ka treguar Hisham ibnu ‘Ammār, i cili tha: na ka treguar Jahja ibnu Hamzah, i cili tha: na ka treguar ibnu Xhabir, i cili tha: më ka treguar Zejd ibnu Ertāh, i cili tha: e kam dëgjuar Xhubejr ibnu Nufejr që transmetonte nga Ebu Derdā -radij’Allahu anhu- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Me të vërtetë fortesa e muslimanëve në ditën e kasaphanës do të jetë në Gutah, pranë një qyteti që quhet Damask, një prej qyteteve më të mira të Shamit».

📚 Transmetoi ebu Daudi (Hadithi nr. 4298) dhe Ahmedi (hadithi nr. 21725)

Ka thënë esh-shejkh el-Albanij -rahimehullah-: “Hadithi është Sahih”.

Shpjegimi:

“Me të vërtetë fortesa e muslimanëve”

Dmth: fortesa e muslimanëve tek e cila mbrohen.

“Ditën e kasaphanës”

Dmth: ditën e kasaphanës në trazirat që do vinë.

“Në Gutah”:

Vend në Sham, ku ka shumë ujë dhe pemë.

“Pranë një qyteti që quhet Damask”

Është quajtur me këtë emër sepse Dimshāk ibnu Nemrud ibnu Ken’an e ndërtoi atë dhe mori emrin e tij, i cili e besoi Ibrahimin -alejhis selām – dhe u bë me të.

“Një prej qyteteve më të mira të Shamit”

Ka thënë el-Menauij: madje ai është qyteti më mirë i tij dhe një prej më të mirëve mund të jetë edhe më i miri.

Ka thënë el-‘Alkamiji: ky hadith tregon për vlerën e Damaskut dhe për vlerën e banorëve të tij në fund të kohës dhe se ai është një fortesë prej trazirave. Prej vlerave të tij është se aty u vendosën 10 mijë njerëz prej atyre që e kanë parë Pejgamberin ﷺ, ashtu siç e ka përmendur ibnu ‘Asaakir.

Aty ka hyrë edhe Pejgamberi ﷺ përpara pejgamberisë dhe pas saj në betejën e Tebukut dhe natën e Israsë.

عون المعبود” (٢٧٤/١١)” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: